Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush i lidh Myslimanët shqiptarë me ISIS?

2016/01/23 at 6:56 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush i lidh Myslimanët shqiptarë me ISIS?

Nga Blendi Fevziu –

A ka të drejtë shtypi ndërkombëtar të lidhë Shqipërinë me ISIS dhe mbi të gjitha, a kanë të drejtë myslimanët shqiptarë, ose besimtarët myslimanë këtu të ndihen keq me këtë gjë? Kjo ishte pyetja e parë që më erdhi në mend, duke lexuar disa dhjetra mesazhe dërguar në adresën e emisionit Opinion në Facebook të enjten në mbrëmje, pas emisionit që trajtonte disa reportazhe të shtypit italian dhe britanik së fundmi për Shqipërinë. Reportazhet që merreshin me çështjen e krimit të organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike, i lidhnin këto të dyja me penetrimin e ISIS në Shqipëri dhe rekrutimet që ai po bën në vend. Ajo që binte në sy, ishte fakti që shumë prej atyre që shkuanin identifikoheshin si besimtarë myslimanë, shumica praktikantë, që e konsideronin sjelljen e mediave ndërkombëtare, por edhe trajtimin e tyre në OPINION si një fyrje të myslimanëve dhe një lloj presioni ndaj tyre.

Meqenëse nuk mund t’ju përgjigjesha të gjithë mesazheve dhe duke e parë më shumë si fenomen, vendosa që ta trajtoja me këtë editorial.

E para lidhja e Shqipërisë me ISIS nga shtypi ndërkombëtar (kushdoqoftë ai) është një fenomen shqetësues. Ai s’ka të bëjë as me situatën aktuale, as me ideologjinë, as me politikën e ditës, por me një problem real dhe me kosto për vendin. Në këtë kuptim, nëse Corriere Della Sera apo La Stampa hedhin këtë dyshim, kjo është shqetësuese për gjithë shqiptarët. Pra ajo do të ishte problematike si për myslimanët ashtu edhe për të krishterët. Të gjithë janë shqiptarë dhe këtu flitet për imazhin e shqipërisë. Nuk ka pse besimtarët e islamit të jenë më të shqetësuar se sa besimtarët e tjerë. Të gjithë shqiptarët bashkë duhet të ndajnë të njëjtin shqetësim.

E dyta, edhe nëse në Shqipëri rekrutohen njerëz për të luftuar në Siri apo që shkojnë atje, kjo s’ka asgjë të bëjë me besimtarët myslimanë dhe as i ngarkon ata me përgjegjësi. Sot, propogandë pro ISIS bëhet më shumë në Paris e Londër se sa në Tiranë e Prishtinë. Luftëtarë me pasaportë Britanike, Franceze apo Belge ka shumë e shumë më tepër se sa ata që kanë kombësi shqiptare. Prania e disa individëve në rradhët e ISIS nuk ngarkon automatikisht me përgjegjësi as një shoqëri të tërë dhe as një komunitet besimi. Sot myslimanë janë edhe ata që luftojnë kundër ISIS në Turqi, Irak apo edhe Siri. Ndaj kjo s’ka lidhje fare me besimin, por me një filozofi tjetër, me terrorizmin, që vetë besimi e përjashton.

Së treti dhe së fundmi, kriminelë ka në çdo shoqëri. Edhe terroristë. Edhe vrasës. Edhe radikalë. Të gjithë tentojnë t’i japin një kuptim apo një filozofi veprimeve të tyre. Vrasës ka edhe në Perëndim, edhe në Lindje, edhe në vende të hapura edhe në vend totalitare. Vrasësit mund të kenë çdo lloj besimi dhe mund të tentojnë të justifikohen përmes tij, por në thelb janë thjeshtë vrasës. Vrasësit janë të tillë kudo, Në Nju Jork, në Paris, në Londër, në Bruksel apo në Madrid.

Për të gjitha këto arsye, myslimanët shqiptarë nuk duhet as të shqetësohen dhe as të kompleksohen nga kjo që po ndodh. Mund të shqetësohen të gjithë si shqiptarë, por askush në veçanti. Komuniteti i besimit islam s’ka pasur kurrë lidhje me ekstremizmin në Shqipëri. Individë mund të ketë plot, por këta nuk kanë as përkatësi etnikë dhe as fetare. Individët janë përgjegjës të akteve të tyre, komuniteti jo! Së paku, për aq kohë sa nuk i mbështet.

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!
Politikë

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!

6 Korrik, 2025 4:06 pm
Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Bota

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

6 Korrik, 2025 3:57 pm
“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
Aktualitet

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

6 Korrik, 2025 3:38 pm
National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
Aktualitet

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025 3:30 pm
Para
Studimi/ Miqtë e facebook-ut janë falsë e të shtirur?

Studimi/ Miqtë e facebook-ut janë falsë e të shtirur?

Stuhi e fuqishme dëbore në SHBA, 10 persona të vdekur

Stuhi e fuqishme dëbore në SHBA, 10 persona të vdekur

VIDEO/ Dhurata më e çuditshme për Shën Valentin, xhaketë enkas për…penisin

VIDEO/ Dhurata më e çuditshme për Shën Valentin, xhaketë enkas për...penisin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik, 2025

Zjarri në landfillin e Elbasanit është fikur pas gjashtë ditësh. Siç duket edhe nga këto pamjet të Klan News, atje...

Lexo më shumë

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
6 Korrik, 2025

Kryeqyteti i Kroacisë nuk ka përjetuar kurrë një tension të tillë në prag të një eventi kulturor. Koncerti i këngëtarit...

Lexo më shumë

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
6 Korrik, 2025

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
6 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com