Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush fshihet pas bllokimit të Vetting-ut?

2016/10/26 at 1:26 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma në drejtësi, a po krijohen aleanca të reja?

Nga Desada Metaj- 


Sado i pakuptueshëm të jetë për publikun tërësia e reformës në drejtësi, ajo që për të cilën të gjithë janë të ndjeshëm dhe nuk hezitojnë të komentojnë apo të jenë entuziastë është “vettingu”, shpata e Demokleut që u qëndron në kokë gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Shumëkush që mezi pret që kasta e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të zhduken nga sistemi ndoshta është ndjerë i tradhtuar nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese që e pezullon zbatimin e vettingut deri në një sqarim nga Komisioni i Venecias për rrjedhimet antikushtetuese që mund të pasojnë zbatimin e këtij ligji. Por faktet dhe qëndrimet (të paktën në këtë rast konstante) të opozitës për antikushtetueshmërinë e këtij ligji treguan nxitimin dhe joseriozitetin me të cilin u trajtua i gjithë procesi që solli hartimin e një prej LIGJEVE më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Aq e vërtetë duket kjo sot, sa dhe reagimi i ndërkombëtarëve që ishin iniciatorë dhe shtytësit më të mëdhenj të kësaj refome, ishin 2 fjali të zbehta që i japin të drejtë pretendimeve që si gjithmonë presim të na i zgjidhë një institucion i huaj, kësaj here Komisioni i Venecias. Nga ana tjetër, i gjithë procesi për të cilin ndërkombëtarët e Tiranës kryesisht zyrtarët e BE kishin nxitimin për ta miratuar në ditët e nxehta të verës, duket se ka ngecur pikërisht në zyrat e tyre. Dhe kjo nuk ka lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës por me atë që duhet të jetë angazhimi i vërtetë i BE në procesin e reformës në drejtësi.
Ngulmimi aq i madh i zonjës Vllahutin për reformën, u zbeh gjatë muajve të fundit po aq sa daljet e saj ne TV shqiptare. Nëse Vettingu është një proces i monitoruar tërësisht nga ndërkombëtarët, asnjë prej tyre nuk ka mbërritur deri më sot në Tiranë.
Struktura e ONM që është përgjegjësja direkte për këtë proces dhe që kërkon gjykatës dhe prokurorë nga vendet anëtare të BE ende është një projekt në letër pasi duket se mungojnë jo vetëm fondet por dhe institucionalizimi i konkursit për përzgjedhjen e tyre. Më shumë se politikë shqiptare, i gjithë vettingu është një proces kryesisht i ndërkombëtarëve, që të dirigjuar nga përfaqësitë diplomatike në Tiranë deri tani kanë heshtur.

Në të vërtetë, e gjithë reforma e trumbetuar me të madhe gjatë muajve të verës, u pasua me apatinë e vjeshtës, kjo, që kur ambasadorja e BE në Tiranë nuk ishte më stari i TV shqiptare por thjesht pjesmarrëse në seminare të dorës së dytë ku flitej për çdo gjë, por jo për reformën. Edhe gjuha e drunjtë e përdorur ndaj opozitës kur ajo vendosi të ankimonte vettingun në Kushtetuese nuk i shërbeu konsensusit aq të përfolur dhe aq pak të arritur mes opozitës dhe mazhorancës për një nga ligjet më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit. Sepse sado të pretendosh që po ndërron ca gjykatës dhe prokurorë me një ligj të sajuar shpejt e shpejt dhe keq me ca gjykatës dhe prokurorë të tjerë, nuk mund të bindësh shqiptarët që po e shpëton sistemin e kalbur të drejtësisë. Kjo është thjesht t’i hedhësh hi syve qytetarëve të dëshperuar nga drejtësia dhe që fare qartë e kuptojnë se sistemi i drejtësisë është peng i politikës. I asaj politike që ka sot votat në Kuvend dhe nuk ka turp që për vettingun ka zgjedhur që ta votojnë dhe deputetë kriminelë dhe trafikantë, deputetë me precendetë penalë që falë vullnetit të kryetarëve të partive janë sot ligjvënës.

Ky është një makiazh i panevojshëm për një sistem të rrënuar, që zanafillën e ka tek politika dhe zgjatimet po aty. Reforma në drejtësi është një kusht drejt BE, por askush në Bruksel dhe që e njeh mirë Shqipërinë nuk mund të genjehet me makiazhet dhe hilet shqiptaro-ndërkombëtare që na kanë lënë jashtë Europës këto 20 vjet.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Studimi: Përzieja e pijeve energjike me alkool ka të njëjtin efekt me kokainën

Studimi: Përzieja e pijeve energjike me alkool ka të njëjtin efekt me kokainën

Lajme jo të mira për Kombëtaren, Sadiku rrezikon praninë me Izraelin

Foto/ Sadiku kërkon ndihmë tek kampionët e Italisë

Dalin në treg biletat për  ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja sa kushtojnë?

Dalin në treg biletat për ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja sa kushtojnë?
















TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com