Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush fitoi sot?

2017/05/05 at 10:18 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Asgjë e re nga fronti i dialogut!

Nga Desada METAJ

Pas shumë ditësh në një ngërç politik dhe negociata pa asnjë rezultat, mbrëmja e sotme dhuroi lëvizjen e parë që duket se të paktën çtensionoi pritshmëritë e ditës së zgjedhjeve në Kavajë. Edi Rama në një konferencë të paralajmëruar njoftoi tërheqjen e kandidatit socialist dhe pak më pas edhe kandidati tjetër i regjistruar si i pavarur u tërhoq nga gara duke i dhënë fund sagës së paralajmërimeve se Kavaja do të ishte dhe testi i madh i asaj çfarë pritet të ndodhë në 28 qershor, në rast se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Pavarësisht se shumë socialistë mund të kenë qenë të pakënaqur nga vendimi i kryeministrit, duke e konsideruar atë si tërheqje përballë presionit të opozitës, Edi Ramës i duhej profili i një kryeministri të matur që shmang destabilitetin eventual  në një qytet të vogël si Kavaja, ku vetëm prezenca e mijëra njerëzve të shtuar do të ishte tronditëse për një ditë të zakonshme zgjedhjesh. Ky veprim i ardhur në limitet kohore ndërkohë që policia ishte zhvendosur në Kavajë për të siguruar qetësinë, tregon qartë se kryeministri, edhe pse mund të ketë qenë i dyzuar, e ka marë vendimin vetëm gjatë ditës së sotme pas takimit me ambasadorin Lu.  Pavarësisht zërave  se kandidatët mund të tërhiqeshin nga gara qarkulluan ditë më parë, vendimi i marrë sot tregon se Edi Rama ka pritur për një marrëveshje deri në minutën e fundit.

Në emër të marrëveshjes së munguar ai sakrifikoi kandidatët e Kavajës, duke e lënë këtë qytet pa kryetar të zgjedhur bashkie.  Rama veproi në emër të një krize që, në fakt,  më shumë se gjithçka, kërkon largimin e tij si kryeministër që përgatit zgjedhjet. Lëshimi që Edi Rama bëri sot, edhe pse nga opozita mund të konsiderohet si frikë nga ajo çka mund të ndodhte në Kavajë, nuk mund të shihet në asnjë mënyrë prej PD si shenja e parë se kryeministri do të lëshojë terren nga pushtetit i tij për të gjetur zgjidhjen e krizës.

Sigurisht që Edi Rama  nuk është i gatshëm të lëshojë postin e tij, madje as ministrat që paketa e ndërkombëtarëve e solli si alternativë, as shtyrjen e datës së zgjedhjeve apo votimin elektronik. Të gjitha këto mbeten ende pjesë e negociatave që nuk kanë çuar gjëkundi askënd, përveç se i “hëngrën kokën” kandidatëve të Kavajës. Po aq sa dhe gëzimi i opozitës dhe festimet e saj kanë nota teprimi ndërkohë që akti i sotëm i Edi Ramës tregoi qartë se ai mund të lëshojë terren në prapavijë, mund të sakrifikojë të tjerët, por kurrsesi në vijën e parë të qeverisjes, ku pas kaq ditësh nuk ka ende asnjë shenjë lëshimi.

Sigurisht që qëndrimi i sotëm i kryeministrit  për Kavajën ngjall entuziazëm tek protestuesit në Çadrën e Lirisë. Por ultimatumi me të cilin ai paralajmëroi opozitën se do e presë atë deri në datën 8 maj asesi nuk mund të konsiderohet si shenjë se Edi Rama do të tërhiqet nga pozicioni i derimëtanishëm. Në strategjiinë e kryeministrit, akti i sotëm dhe “viktimizimi” se për hir të stabilitetit sakrifikon Kavajën, mund të jenë asete në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Jo më kot ambasadorët kryesorë nxituan ta përshëndesin deklaratën e Edi Ramës. E gjithë sa ndodhi mund të konsiderohet lëvizja e parë e negociatave të ngrira mes palëve. Që megjithë zhurmën dhe festimet qe e pasuan mbetet e pavlerë nëse nuk shfrytëzohet nga palët që përpiqen ta “shesin” si fitore./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
Aktualitet

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

18 Gusht, 2025 4:13 pm
Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar
Aktualitet

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

18 Gusht, 2025 3:57 pm
Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

18 Gusht, 2025 3:40 pm
Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
Aktualitet

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

18 Gusht, 2025 3:22 pm
Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
Rajoni

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

18 Gusht, 2025 3:12 pm
Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
Aktualitet

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

18 Gusht, 2025 3:01 pm
Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Bota

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

18 Gusht, 2025 2:32 pm
Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
Aktualitet

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

18 Gusht, 2025 2:24 pm
Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
Aktualitet

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

18 Gusht, 2025 2:07 pm
Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!
Aktualitet

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

18 Gusht, 2025 1:53 pm
Para
“Rama do përmbushë amanetin e Skënderbeut”, Shkullaku tallet me Spiropalin

“Rama do përmbushë amanetin e Skënderbeut”, Shkullaku tallet me Spiropalin

Frika e Blushit për zgjedhjet e 18 qershorit: Ja çfarë mund të ndodhë

Frika e Blushit për zgjedhjet e 18 qershorit: Ja çfarë mund të ndodhë

Dështon mbrojtja! Fëmija lind me kontraceptivin e nënës në dorë

Dështon mbrojtja! Fëmija lind me kontraceptivin e nënës në dorë

TE FUNDIT

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
18 Gusht, 2025

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë...

Lexo më shumë

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar
18 Gusht, 2025

Në muajin korrik 2025, eksportet shqiptare arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 5,7 për qind krahasuar...

Lexo më shumë

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit
18 Gusht, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja...

Lexo më shumë

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
18 Gusht, 2025

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com