Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është vajza simpatike që vidhte njerëzit në rrugë: E bëra në emër të dashurisë

2017/04/05 at 9:43 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është vajza simpatike që vidhte njerëzit në rrugë: E bëra në emër të dashurisë

Policia e Tiranës arrestoi pasditen e djeshme 22-vjeçaren që ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtore e 4 djemve që vidhnin me dhunë kalimtarët.

Në vijim të operacionit “Gracka”, shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë vënë në pranga Kristina Pjetrin, të dashurën e Fatjon Bushgjokës, ideatorit të vjedhjeve.

Vajza po mbahej nën vëzhgim prej mbrëmjes së të hënës dhe u ndalua pranë një blloku pallatesh pranë Kthesës së Kamzës, pas një spitali privat.

Sapo ka parë policinë, 22- vjeçarja nga Puka ka qenë e vetëdijshme se kishin shkuar për të dhe ka qëndruar përballë tyre, duke pritur që t’i afroheshin, raporton ‘Panorama’.

Ajo ka pranuar gjithçka, duke thënë se ka pranuar të kryejë vjedhje në emër të dashurisë që kishte për Fatjonin, edhe pse ka rrëfyer se ishte lidhur me të vetëm prej 10 ditësh.

Kristina Pjetri, ose Kristi, siç i thërrisnin pjesëtarët e tjerë të grupit, ka pranuar se ka bashkëpunuar në 3 raste vjedhjesh. Të parën më datë 28 mars, dhe dy të tjera brenda ditës, më 1 prill. Në të tria këto raste ajo ka pranuar se ka futur në grackë tre djem të rinj dhe u ka kërkuar celularët për të kryer një telefonatë, ashtu siç ishte skema.

Dëshmia 

Në polici ajo ka treguar edhe episodin e fundit, kur u përballën me një makinë të policisë, pas një qendre tregtare dhe arritën të iknin. Nga ai moment ajo është shprehur se i dashuri e ka përcjellë në shtëpi me taksi dhe më pas ka dëgjuar lajmet për arrestimet.

“Më datë 28 mars, kemi qenë të katërt duke qëndruar në makinë, diku nga Mëzesi. Unë, Fatjoni, vëllai i tij dhe ky shoku. Ka kaluar një djalë i ri dhe kam zbritur unë nga makina e i kam kërkuar celularin, më duket se kishte një “iPhone 6 S”, që të bëja një telefonatë.

Sapo e mora telefonin, u afrova te makina dhe në atë moment dolën të tre dhe e mbështetën duke i marrë gjërat e tjera që kishte me vete. Në të njëjtën mënyrë kam vepruar edhe më 1 prill, te rruga dytësore e autostradës dhe në një vend mes Mëzesit dhe Yzberishtit”, është shprehur në Polici e arrestuara Kristina Pjetri.

Etiketa: KAMEZkristina pjetrivjedhje

Ju sugjerojmë

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

1 Tetor, 2025 5:40 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Izraeli po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit

1 Tetor, 2025 4:36 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
Aktualitet

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

1 Tetor, 2025 3:24 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide
Aktualitet

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide

1 Tetor, 2025 2:35 pm
Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria
Bota

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria

1 Tetor, 2025 1:56 pm
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

1 Tetor, 2025 1:34 pm
Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Para
Zbulohet arsyeja përse flasim në gjumë 

Kërkohet vullnetarë/ Paguhet 16 mijë euro për të qënduar dy muaj në shtrat

Dita e pagave të barabarta/ Gratë vazhdojnë të paguhet më pak se burrat për të njëjtën punë

Dita e pagave të barabarta/ Gratë vazhdojnë të paguhet më pak se burrat për të njëjtën punë

“Gara” për Miss në PS/ Vajza e Tërmet Peçit apo e Niko Peleshit?

“Gara” për Miss në PS/ Vajza e Tërmet Peçit apo e Niko Peleshit?

TE FUNDIT

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
1 Tetor, 2025

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Benjamin Netanyahu arriti të ndryshojë planin e Trump për Gazën, duke e bërë atë...

Lexo më shumë

Izraeli po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit

“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
1 Tetor, 2025

Izraeli thuhet se po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit, sipas gazetës izraelite Maariv, e cila dëgjoi dëshminë e...

Lexo më shumë

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
1 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjeshme vendore. Në datën...

Lexo më shumë

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
1 Tetor, 2025

Politologu Ermal Hasimja ka mirëpritur faktin që emri i tij po diskutohet nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com