Jeta e shqiptares së parë që ka ndryshuar gjininë, Edona James, nuk është aspak e zakonshme. E aq më pak si jeta e një shqiptareje që jeton në Kosovë.
Ajo është e mbushur me ndryshime, emocione, skandale e spektakël. Që kur kishte ndryshuar gjininë para disa viteve, Edona ka nisur të jetësoj ëndrrën e saj duke bërë gjithçka që kishte fantazuar me vite të tëra.
Puna si eskortë i ofroi asaj luksin e nevojshëm ndërsa karakteri që ka ia plotësoi atë me famën nëpër televizionet dhe revistat gjermane e jo vetëm.
Në një intervistë për gazetën “Zëri” Edona ka folur për arsyet pse kishte ndryshuar gjininë, jetën e saj si eskortë, milionat e fituar, karrierën muzikore, dëshirën për të kënduar në shqip dhe në fund por jo më pak e rëndësishme ëndrrën për të përfaqësuar Kosovën në Eurovizion. Ndërkohë që thotë se ka bërë seks edhe me figura të njohura të politikës në Kosovë. Ekspress