Një prokuror i nivelit të lartë në Shqipëri dhe bashkëshortja e tij, kanë abuzuar në mënyrë flagrante me vizën amerikane, çka ka detyruar ambasadën amerikane të revokojnë vizat për disa gjyqtarë e prokurorë.
Por për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, sic thuhet ne njoftimin e ambasades se SHBA, nuk jepen shumë informacione se kush është ky prokuror dhe bashkëshortja e tij.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë.
Kjo “pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza”, thuhet ne njoftimin e shperndare per mediat.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.
Burimi: Panorama