Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është personi me rrezikshmëri të lartë që u arrestua në Bulqizë

2020/07/03 at 9:00 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është personi me rrezikshmëri të lartë që u arrestua në Bulqizë

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Bulqizë pasi akuzohet për disa vepra penale.

Mësohet se në pranga ka rënë  Fadil Tërnova, 32 vjeç, i shpallur në kërkim që në vitin 2018 për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Fadil Tërnova është person i dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

32-vjeçari dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Ai u arrestua në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku ishte fshehur në bodrumin që kishte hapur enkas në dhomën e tij, ndërsa iu sekuestrua një pistoletë tip “Glock” dhe municione luftarake.

Njoftimi i policisë

Bulqizë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjatë operacionit për kapjen e tij, forcat RENEA i gjetën dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Dibër, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë që ky person paraqiste, janë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe është kërkuar mbështetja e forcave speciale RENEA.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”, në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk kalon vetting-un

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk kalon vetting-un

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë

Ngjarja horror në Tiranë,flasin fqinjët:Njoftuam bashkinë për erën e rëndë

Ngjarja horror në Tiranë,flasin fqinjët:Njoftuam bashkinë për erën e rëndë

TE FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
19 Nëntor, 2025

Dështon përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje, për një qeveri me në krye Glauk Konjufcën, e cila sipas Kryeministrit në detyrë, Albin...

Lexo më shumë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com