Në një kohë kur Komisioni i Mandateve pritet të vendosë për imunitetin e tij pas diskutimeve të forta që deputetët socialistë patën me Prokurorët, një fjali e thënë nga Prokurori Hajdarmataj duket se do të ndryshojë gjithë kursin e ngjarjeve.
Ai përmendi një dëshmitar, i cili me sa duket ka vendosur të flasë e të tregojë konkretisht informacione që ai ka, për raportet e ish-Ministrit me vëllezërit Habilaj.
Zëra jozyrtarë kanë nisur të qarkullojnë në formë thashethemi, se njeriu që ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorinë është një ish-bashkëpunëtor i Tahirit.
A do ndjehet i tradhtuar Tahiri nga ky dëshmitar?/ Opinion.al