Një tjetër politikan dhe ministër kosovar është bërë shënjestër e vezëve nga Lëvizja Vetëvendosja këtë mbrëmje në Kosovë. Objekti i sulmit të radhës është bërë Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili sapo është sulmuar me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes.
Menjëherë pas sulmit, sigurimi i Ministrit është përleshur me këta aktivistë, Sulmi thuhet se ka ndodhur afër lokalëve në rrugën “Rexhep Luci”, transmetojnë mediat vendore.