Ditën e sotme u publikuan disa foto ku shfaqej ylli i muzikës Rihanna, teksa puthej në pishinë me një mashkull të panjohur. Por mediat e huaja nisën menjëherë me investigimin dhe nuk zbuluan pak. Parteri i ri i Rihannës është një biznesmen arab, i quajtur Hassan Jameel, ndërsa familja e tij posedon të drejtat e përfaqësisë së markës së makinave Toyota.
Mediat rozë raportojnë se lidhja mes tij dhe Riri-t është e vërtetë dhe mbi të gjitha janë shumë të dashuruar, ose të paktën kështu është shprehur këngëtarja te mikeshat e saj.