Protagonist i një karriere brilante të siguruar në fushën e betejës, Mattis po tenton që të forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara duke përmbajtur “jostrategjinë e paarësyeshme” të Donald Trump. Përballë kaosit të ardhur nga Shtëpia e Bardhë, një figurë e qëndrueshme mbetet në sfond për të na siguruar. Ajo e Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis
Mad Dog. Me këtë nofkë njihet në Shtetet e Bashkuara Gjenerali i trupës së Marinsave James Mattis, kandidat për postin e përgjegjësit të Forcave të Armatosura gjatë fazave të parë të formimit të stafit të Donald Trump.
Duke qenë se kemi asistuar tashmë në 12 muaj qeverisje nga ana e manjatit njujorkez dhe duke vërejtur skemat e sjelljes, ndoshta mund të imagjinohet se Trump ka mbetur i goditur nga nofka e çuditshme e Gjeneralit të vlerësuar: emër që mund të bëjë të mendojë për një vizion prej “fajkoi” të politikës, në sintoni me ato të shefit të ardhshëm. Megjithatë, qysh atëhere, është arritur të kuptohet sesi Mattis, tashmë Sekretar i Mbrojtjes, është goxha tjetër nga sa mund të linte të mendoje nofka e “qenit të tërbuar”. Bile, ka mundësi, Mattis po demonstrohet si shtylla kryesore e të gjithë administratës. Por kush është në të vërtetë James Norman Mattis?
Jeta si ushtarak
I njohur në institutet kërkimore amerikane dhe në mjediset e Mbrojtjes si “murg – luftëtar”, Sekretari i Mbrojtjes lindi në fillimin e viteve ’50 në një familje të lodhur me ambientet ushtarake (e ëma shërbue në inteligjencë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i ati punoi në industritë mbështetëse të Projektit Manhattan (atij të famshmit Projekt Manhattan). Mattis u rrit në Washington State dhe jo në shtetet e Jugut, basene tradicionale të rekrutimit të forcave të armatosura (Texas në radhë të parë). Gjithsesi, ajo që padyshim ndikoi mbi zhvillimin e tij qe rritja në një familje liberal (bile disa theksojnë deri hippie) në të cilën televizori ishte i ndaluar dhe në vend të tij ishin raftet e mbushur plot me libra. Leximi për marinsin e ardhshëm u bë një pasion në kuptimin e vërtetë të fjalës, deri në pikën që dëshmi të ndryshme na përcjellin se në pikun e saj biblioteka personale e Mattis arriti një total prej 7000 vëllimesh: kryesisht tekste që kanë të bëjnë me historinë ushtarake dhe vepra filozofësh.
Mattis është një person jashtëzakonisht i kulturuar dhe kjo veçanti e tij mund të ndeshet edhe në mënyrën e tij të të folurit. Gjatë një interviste me redaktorin e një gazete shkollore, tha se “…historia nuk do t’i tregojë të gjitha përgjigjet, por do të çojë që t’i bësh jashtëzakonisht shumë pyetje, duke të ilustruar sesi njerëz të tjerë kanë bërë në të kaluarën pyetje të ngjashme, me ose pa sukses”. Disa prej këtyre shprehjeve janë bërë citime në kuptimin e vërtetë të fjalës, aq sa është regjistruar një proliferim në internet i uebsajteve të shumta që përmbajnë shprehjet më të mira të tij – tek Business Insider mund të gjenden disa – dhe deri një hashtag kushtuar atyre: #mattisism Në konfirmim të qasjes intelektuale të tij, rrëfehet sesi gjatë fushatave ushtarake nuk përtonte asnjëherë që të kishte midis objekteve personale Bisedat me vetëveten, një prej veprave të Perandorit dhe filozofit Mark Aurel. Gjatë fushatës irakene, në cilësinë e Komandantit të Divizionit të Marinsave – i ngarkuar që të mbulonte sektorin problematic e rajonit sunit iraken të Anbarit (që përfshin Falluxhan dhe Ramadin) – urdhëroi të gjithë njerëzit e tij dhe në mënyrë të veçantë nënoficerët që të lexonin një seri librash të ndodhur në një reading list.
Megjithatë, ky aspekt prej studiuesi nuk duhet të na bëjë të harrojmë karakteristikën e tij me të cilën është i pajisur Gjenerali: agresivitetin. Kjo e fundit pati rast që të shfaqej në shumë raste gjatë shërbimit të tij në Korpusin e Marinsave, në mënyrë të veçantë gjatë viteve të kaluara në tentativën për të zgjidhur kaosin që kishin krijuar vendimet e pamatura e administratës Bush në Irak. Të denjë për t’u përmendur janë padyshim dy episode: i pari që ka të bëjë me fazat e pushtimit, në të cilat Shtetet e Bashkuara u gjendën përpara një rezistence që nuk ishte parashikuar në planifikimin e dobët e fazës pas-operacionale. Pasi ka dislokuar të gjithë armatimin e rëndë (dmth tanket dhe artilerinë), Mattis u dërgoi krerëve të fiseve mesazhin e mëposhtëm: “Kam ardhur në paqe. Nuk kam sjellë artileri. Ama ju lutem, me lot në sy: Nëse tentoni të më mashtroni, do t’ju vras të gjithëve”. Kurse episodi i dytë demonstron sesa vetë ky agresivitet mund të drejtohet jo vetëm armikut të mundshëm, por edhe ndaj vartësve të vet. Gjatë marshimit të divizionit drejt Bagdadit, marinsave ju desh që të kalonin një qytet të vogël, të quajtur Kut, i ndodhur gjatë brigjeve të lumit Tigër. Një colonel mori urdhëra në dukje kontradiktorë nga Gjenerali Mattis, Komandant i Divizionit, dhe nga Gjenerali John Kelly, Shef i Shtabit po i këtij divizioni (pikërisht ky John Kelly që është sot Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump). Duke mos kryer urdhërat e marra, oficeri u largua nga komanda gjatë sulmit, një lëvizje që pati shumë jehonë në Shtetet e Bashkuara: janë shumë të rralla rastet ku një oficer largohet nga njësia e tij gjatë luftimeve.
Sa më sipër mund të jetë në dukje pak e qartë, të paktën në motivacionin e saj. Në realitet, Mattis kurrë nuk ju përgjigj pyetjeve lidhur me vendimin e tij, edhe pse indirekt pranoi se në fazat e avancimit drejt kryeqytetit iraken parimi themelor ishte shpejtësia. Kush nuk do kishte marrë mbi vete rreziqe të mëdha boll që ta përmbushte një “mantra” të tillë do të konsiderohej i paaftë që të mbante komandën. Po pse e gjitha kjo? Në thelb prej antipatisë së administratës Bush (me Sekretarin e Mbrojtjes Donald Rumsfeld) ndaj përdorimit të një numri të madh trupash, me nevojën nga ana e forcave të armatosura për të kruer fushatn ushtarake edhe në situate jo optimale. Në fakt është korrekte të kujtohet sesi vetë Gjenerali mbeti i shtangur kur në 2002, teksa luftonte në Afganistan, u thirr në Amerikë për të përgatitur pushtimin iraken.
Roli në administratën Trump
Kjo e kaluar ushtarake e përbërë nga zgjedhje kurajoze dhe të vështira padyshim që kontribuoi në drejtimin e mendimit të Mattis, duke e përgatitur me realitetin e ri politik, që gjithsesi demonstrohet shumë shpesh ndryshe dhe ndoshta edhe më kompleks se ai ushtarak. Në mënyrë të veçantë nëse Commander in Chief i yt e ka emrin Donald Trump. Jo rastësisht, në pranverën e kaluar, Sekretari është demonstruar si pika referimit për aleatët e Shteteve të Bashkuara, të tronditur nga deklarimet e improvizuara të Presidentit, shpesh të bëra nëpërmjet Tëitter. Mjafton të mendosh për pogimet lidhur me vjetërimin e NATO-s, të thëna pikërisht në momentin ku vendeve europiane (në mënyrë të veçantë ato që i përkisnin ish bllokut sovjetik) u duhet që të përballojnë kërcënime pakashumë të fshehura të Rusisë. Ose, akoma, afirmimin që Shtetet e Bashkuara duhet të paguhen nga Koreja e Jugut për mbrojtjen e ofruar prej tyre; me efektin anësor e ftesës ndaj kësaj të fundit dhe Japonisë për t’u pajisur me armë bërthamore armë mbi reduktimin e të cilave në nivel global diplomacia është impenjuar prej dekadash. Në të gjithë këto episode, as më të bujshmit, Mattis është impenjuar bashkë me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson (megjithëse ky i fundit në një profil më të ulët) në mbështetje të politikës së jashtme tradicionale amerikane. Për Mattis, në ndryshim nga Trump, kuptimi i konteksteve globale dhe i mekanizmave që i rregullojnë ato është bukë e përditshme, për shkak të përvojave vetjake dhe kulturës së poseduar. Veç kësaj, Mattis është rritur në bindjen strategjike sipas të cilës Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një rrjet aleancash globale të dobishëm që të frenojnë kaosin, në optikën e mbështetjes edhe të ekonomisë së vendit, që bazohet mbi përshkueshmërinë e kufijve, aftësinë për të projektuar fuqinë ushtarake amerikane në çdo kontinent dhe mbi stabilitetin e sistemit ndërkombëtar.
Megjithatë aspekti më shumë interesant i mënyrë me të cilën figura e James Mattis është zhvilluar gjatë kësaj periudhe si shef Pentagoni buron jo vetëm nga vizioni strategjik dhe aftësia e tij për ta shprehur me qartësi atë sesa nga imazhi që me dashje dhe/ose padashje ka qenë në gjendje të projektojë mbi publikun në gjerësi. Duhet nënvizuar sesi në të kaluarën ka arritur me sjelljen e tij që ushtarët ta duan dhe ta konsiderojnë si njeriun e tyre (i famshëm episodi në të cilin Gjenerali kaloi natën në një grope në shkretëtirën afganase bashkë me dy tetarë), por një aftësi e tillë shfaqet në mënyrë akoma më madhështore në një administratë që për sa i përket lidershipit ka pak pika referimi. Një artikull i kohëve të fundit i një editorialisti dhe fituesi të Çmimit Pulitzer, Thomas Friedman, në të cilin nxitet – me një farë urgjence – Mattis që të veprojë si digë ndaj ekzagjerimeve të shkaktuara jo vetëm nga mospërvoja e Trump sesa nga vullneti i këtij të fundit për të goditur asetet dhe vlerat e demokracisë aktuale amerikane. Ky rezultat do të ishte i mundur nëpërmjet aftësisë së tij për të ngjallur respekt dhe injektuar sugjestionim: edhe në një njeri të rrahur me vaj e me uthull si Presidenti. Kini parasysh një fakt: Sekretari i Mbrojtjes është një anëtarëve shumë të pakët të administratës apo politikanë në përgjithësi që nuk është sulmuar apo përqeshur ndonjëherë nga Trump. Si do që të jetë, nuk duhet harruar se aftësia e tij për të folur në mënyrë të hapur e pa dorexa nuk është frenuar kurrë nga mundësia e e të ndodhurit përpara një bashkëbiseduesitë nivelit të lartë, siç edhe e kanë demonstruar vitet e fundit e karrierës së tij ushtarake.
Kur Mattis qe Komandant i CENTCOM-it (Central Command), përgjegjës i politikës ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, nuk pati problem që të shprehej ashpër ndaj Iranit dhe aktiviteteve destabilizuese të tij, pavarësisht se në ato vite administrata Obama po kërkonte të finalizonte një marrëveshje lidhur me çështjet bërthamore (të ashtuquajturin Nuclear Deal, sot i vënë në diskutim nga administrata Trump). Disa pëshpërisin se ky pozicionim kontribuoi që t’i përfundonte mandati një vit përpara skadimit natyral. Edhe në këto muaj një ndershmëri e tillë duket se ka mbetur e paprekur. Për të qëndruar në temër iraniane, Mattis e këshilloi Presidentin Trump që ta mbante në këmbë marrëveshjen e nënshkruar nga Obama, pavarësisht se qëndrimi i Mattis kundrejt Teheranit sigurisht që nuk ka asnjë shenjë butësie. Një tjetër mospërputhje e fortë mendimi, por sidomos fjalori, midis Presidentit dhe Gjeneralit haset lidhur me Korenë e Veriut: këtu Mattis kufizohet të flasë për përgatitje ushtarake, duke paralajmëruar rreziqe për regjimin e Phenianit në rast aksionesh provokuese, megjithëse duke mbështetur primatin e diplomacisë, ndërsa Trump shfrytëzon çdo rast për të kërcënuar se “do ta shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut”. Një çështje tjetër potencialisht përçarëse për forcat e armatosura – si prania e subjekteve transgjinorë në radhët e tyre – është përballuar më qetësi dhe maturi, pa arritur në argumentat e ekzagjeruara të Trump. Pastaj, nëse divergjencat do të bëheshin vërtet të forta, ndoshta mund të arrihet në një situatë si ajo e përshkruar nga një artikull i Washington Examiner, sipas të cilit Tillerson, Mattis dhe Steven Mnuchin, respektivisht sekretarë të Shtetit, të Mbrojtjes dhe të Thesarit, do të ishin të gatshëm të dorëhiqeshin njëkohësisht nëse sulmet nga ana e Presidentit ndaj njërit prej tyre do të bëheshin të padurueshëm. Sikur kjo të ishte e vërtetë, padyshim që do të ishte një lëvizje e paprecedent, megjithëse vetëm largimi i Mattis do ta vinte në krizë të gjithë administratën.
Perspektiva
Përfundimisht çfarë mund të thuhet për këtë njeri? Sigurisht, mund të përdoren fjalët e tij, domethënë se “…gjatë 35 viteve të mia në Korpusin e Marinsave kam mësuar se gjëja e vetme vërtet e rëndësishme në jetë është një: të improvizosh, të improvizosh, të improvizosh”. Megjithëse jeta prej politikani është padyshim ndryshe, por edhe më e komplikuar se ajo prej ushtaraku, aho që është e qartë është se Mattis posedon aftësitë për t’u përshtatur dhe të arrijë të kryejë misione që i besohen, edhe në kontekste të komplikuara. Sigurisht, reputacioni prej oficeri të shkëlqyer dhe njeriu të ndershëm që i njeh i gjithë spektri politik (dhe jo vetëm) – pavarësisht përplasjet ndryshme të kaluara me Kongresin, Komisionin e Forcave të Armatosura të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve nuk kanë munguar – vjen në ndihmë. Michèle Flournoy, ish Nënsekretare e Mbrojtjes në administratën Obama, në një intervistë për të përjavshmen New Yorker përdori fjalët e mëposhtme për ta përkufizuar: “Jim Mattis ka më shumë integritet në gishtin e tij të vogël të dorës se pothuajse të gjithë në Uashington”.
Vetëm koha do ta tregojë sesi jeta e dytë e James Mattis do të zhvillohet, nëse do të arrijë jo vetëm ta kufizojë, por edhe ta drejtojë Presidentin, dhe nëse do të jetë në gjendje t’i përgatisë Shtetet e Bashkuara për sfidat aktuale dhe të ardhshme strategjike. Megjithatë, nuk duhet harruar se jeta e tij ka qenë ekskluzivisht e përkushtuar shërbimit të vendit të tij dhe se në dobësitë e pafundme e qeverisë aktuale amerikane sigurisht që ajo e tij është një prani siguruese, qetësuese. Pastaj, siç thekson një ish funksionar i Pentagonit, i cituar në të njëjtën intervistë të New Yorker, “…Mattis dëshiron të fitojë. Dëshiron fitoren. Gjenerali Mattis është luftëtar. […] E gjithë karriera e tij është ndërtuar për të fituar”. Këshillat mijëvjeçare të Mark Aurelit nuk kanë sesi të mos i jenë të dobishme. /Marrë nga Bota.al