Tre ngjarjet e fundit që tronditën Durrësit në harkun kohor të 17 ditëve, kanë shtuar kontrollet e policisë në qytetin bregdetar.
Rruga që lidh Urën e Dajlanit me shëtitoren Taulantja ku mbetën të vrarë Ervin Kodra dhe Endri Caushaj si dhe ku u rrëmbye Gazment Collaku, po monitorohet 24 orë nga tre patrulla policie.
Të vendosura në tre pika kyçe të këtij segmenti efektivat e rendit,ushtrojnë kontrolle të bëfasishme në çdo automjet të dyshuar. Synimi i operacionit është ndalimi i personave me precedentë penale që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe kontrolli i personave për armëmbajtje pa leje.
Për dy ngjarjet e fundit mësohet se janë shoqëruar mbi 100 përsonave të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë policia dyshon se në të dy ngjarjet është përdorur i njëjti automjet nga autorët, një audi me ngjyrë të zezë i vjedhur në fillim të dhjetorit në Vorë. Kjo shton dyshimet se ekzekutimi i Ervin Kodrës, Endri Çaushajt dhe Gazment Çollakut është bërë nga i njëjti grup i maskuar me uniforma policie.
Nga eksperiza që policia i bëri vrasjes së Çollakut konstatoi se pas rrëmbimit ai u mbajt i lidhur dhe u qëllua me katër plumba në kokë nga autorët.