Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është duke kaluar një moment mjaft të mirë me ekpin e tij Giresunspor në Turqi.
Së fundmi mediat turke raportojnë se holandezët e PSV po mendojnë për futbollistin shqiptar, i cili për moshën e re shikohet si një lojtar me prespektivë.
21-vjeçari ra në sy pas 9 golave të shënuar në fazën e parë të kampionatit. Giresunspori kërkon 2 milionë euro për sulmuesin.
Muriqi është aktivizuar edhe me kombëtaren Shpresa, por kohët e fundit përflitet se do marrë një ftesë nga Turqia.