Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Friedrich Merz, kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë?

2025/02/24 at 5:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush është Friedrich Merz, kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë?

Friedrich Merz ka mundësi të bëhet kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.


Ai iu bashkua partisë konservatore gjermane Bashkimi Kristian Demokrat më 1972 dhe u zgjodh deputet për herë të parë në Parlamentin gjerman në vitin 1994.

Ngritja në krye të partisë megjithatë ka qenë e vonshme për zotin Merz, karrieria politike e të cilit në vitet 2000 dukej se kishte marrë fund. Kronika në vijim sjell detaje rreth biografisë dhe karrierës politike të zotit Merz.

Fituesi i zgjedhjeve kombëtare në Gjermani Friedrich Merz ka thënë se do ta bëjë përparësi unitetin evropian dhe sigurinë e kontinentit, ndërsa përballet me administratën e re amerikane të Presidentit Donald Trump.

“Sapo të arrijmë një qëndrim të përbashkët evropian, ne do të shihemi si një partner i fortë në Uashington”, tha zoti Merz gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror më 22 janar në Davos të Zvicrës.

Zoti Merz ka mbështetur prej kohësh një marrëdhënie të fortë transatlantike.

“Nuk kam asnjë iluzion për atë që po ndodh në Amerikë”, u tha ai mbështetësve. “Ne jemi nën trysni të madhe. Përparësia ime kryesore tani është të krijoj unitet në Evropë”.

Ai është gjithashtu mbështetës i Ukrainës.

“Lufta në Ukrainë është një pikë kthese epokale. Një nga detyrat qendrore të qeverisë së ardhshme gjermane do të jetë të sigurojë që Evropa jo vetëm t’i mbijetojë kësaj, por që ndoshta edhe të dalë pak më e fortë”, tha zoti Merz më 23 janar në Berlin.

Blloku i tij konservator, fitoi të dielën një numër të mjaftueshëm vendesh në parlamentin gjerman për të ndërtuar një koalicion me Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), të kancelarit në largim, Olaf Scholz. Ai e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me partinë e së djathtës së skajshme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pavarësisht se kjo parti doli e dyta.

Fitorja e politikanit konservator 69-vjeçar është një histori rikthimi pasi karriera politike e zotit Merz dukej se kishte marrë fund në vitet 2000.

Arsyeja për këtë ishte Angela Merkel, dikur bashkëpunëtorja kryesore e tij në partinë demokristiane.
“Ata donin të reformonin partinë pas periudhës së gjatë nën udhëheqjen e Helmut Kohl-it. Më pas pati një konflikt për pushtet mes të dyve. Angela Merkel fitoi. Ajo u bë kancelare në vitin 2005 dhe më pas ai u largua nga politika”, thotë gazetari gjerman Volker Resing autor i biografisë së sapo botuar “Friedrich Merz: Rruga e tij drejt pushtetit”.

Ish Kancelarja Merkel e ka përshkruar zotin Merz si politikan me aftësi të shkëlqyera komunikimi. Megjithatë, ajo e ka pranuar se dëshira e të dyve për pushtet ishte një problem në marrëdhënien e tyre.

“Jemi pothuajse të një moshe… U rritëm krejtësisht ndryshe, gjë që ishte më tepër një mundësi se një pengesë”, shkruan ajo në librin e saj “Liria”.
“Megjithatë, kishte një problem, që nga fillimi: Të dytë donim të ishim në krye”, shkruan më tej zonja Merkel.

Të dy gjithashtu kanë një të kaluar shumë të ndryshme nga njëri tjetri. Angela Merkel lindi dhe u rrit në Gjermaninë Lindore. Zoti Merz përfaqëson një rajon rural në parlament që ishte pjesë e Gjermanisë Perëndimore.

“Ai vjen nga rajoni Sauerland. Ata janë njerëz që jetojnë në fshat, janë njerëz të arsyeshëm dhe ndoshta pak të rezervuar. Kjo është ajo që e ka formësuar zotin Merz: jeta rurale”, thotë gazetari Resing.

Friedrich Merz iu bashkua partisë konservatore gjermane më 1972 dhe u zgjodh në Parlamentin Evropian më 1989. Ai u bë deputet për herë të parë në Parlamentin gjerman në vitin 1994.

Zonja Merkel konsolidoi kontrollin e saj në qendrën e djathtë të Gjermanisë, pasi Bashkimi Kristian Demokrat humbi ngushtë në zgjedhjet e vitit 2002. Ajo e largoi zotin Merz nga pozita e udhëheqësit të grupit të saj parlamentar, duke e marrë vetë këtë detyrë, përveç asaj të udhëheqjes së partisë. Ajo vazhdoi të udhëheqë Gjermaninë nga viti 2005 deri më 2021.

Gjatë kohës kur nuk u mor me politikë, zoti Merz punoi si avokat dhe biznismen, duke udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.

Zoti Merz nisi rikthimin e tij në politikë vetëm pasi zonja Merkel dha dorëheqjen si udhëheqëse e partisë CDU më 2018.

Megjithatë, fillimisht ai humbi me rezultat të ngushtë ndaj kandidatëve me bindje më të qendrës, më 2018 dhe fillimet e 2021-shit.

Ai u zgjodh si udhëheqës i partisë në përpjekjen e tretë, pas humbjes së qendrës së djathtë përballë kancelarit në largim, Olaf Scholz, në zgjedhjet e vitit 2021.

Ai vlerësohet si shumë më konservator se sa zonja Merkel.

“Ai mbështet politika më të rrepta ndaj migracionit. Ai kërkon që fillimisht të mbyllen kufijtë që të marrë fund situata e mbingarkesës me të huajt që kemi momentalisht në Gjermani. Kjo çon në mosmarrëveshje me politikanët e qendrës”, thotë gazetari gjerman Volker Resing.

Sipas biografit të zotit Merz, Volker Resing, “mënyra e të bërit politikë nga Merz” nuk është të shmangë përballjet me çdo çmim.

“Friedrich Merz gjithashtu pëlqen të provokojë dhe beson se një sasi e caktuar provokimi mund të nisë një debat dhe ndoshta një zhvillim të vërtetë”.

Një fakt interesant për kandidatin kryesor për kancelar të Gjermanisë është se ai ka licencë piloti. Zoti Merz ndonjëherë e drejton vetë avionin e tij të vogël nga shtëpia në Sauerland në Gjermaninë perëndimore drejt Berlinit, herët në mëngjeset e së hënës.

Ai ka vazhduar të fluturojë, pavarësisht orëve të gjata nga puna e tij si udhëheqës i opozitës dhe kritikave herë pas here se ka një hobi të një njeriu të pasur.
“Kur flisni me të për fluturimin, sytë e tij shkëlqejnë”, tha gazetari gjerman Resing. “Ai thotë se kur je mbi re, ajo është liria”.

Si politikan, zoti Merz gjithmonë ka mbrojtur vlerat konservatore dhe ka theksuar rëndësinë e familjes.

Ai u njoh me bashkëshorten e tij, Charlotte, e cila tani është gjykatëse, ndërkohë që studionte për drejtësinë. Çifti ka tre fëmijë të rritur./VOA



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Trump takohet me Macronin në Shtëpinë e Bardhë

Trump takohet me Macronin në Shtëpinë e Bardhë

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Jozefina Topalli takim me shqiptarët e Gjermanisë: Diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit!

Jozefina Topalli takim me shqiptarët e Gjermanisë: Diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit!
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com