Dritan Demiraj është në koma pasi është rrahur nga një tjetër i burgosur, një ish boksier rumun, në burgun e Parmës. Kështu shkruajnë mediat lokale
I burgosur shqiptar po vuan aktualisht dënimin e përjetshëm për vrasjen e dyfishtë të ish të dashurës Lidia Nusdordi, ngjarje e ndodhur në stacionin e Mozzates në Komo në 1 mars 2014 dhe të dashurit të saj Stefani Mannina ndodhur më 28 shkurt 2014 në Rimini.
Demiraj është shtruar në reanimacion dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk janë akoma të qarta motivet e agresionit. Ndërsa burgimi me jetë iu dha 14 marsit e vitit të kaluar në Rimini.