Dy makina në pronësi të Arben Vrionit, ish- kreu i Gjykatës së Elbasanit dhe ish- gjyqtar në Apelin e Krimeve të Rënda, u dogjën mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë, policia dyshon se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Vrioni është gjyqtari që liroi Lulzim Berishën teksa shqyrtonte dosjen e tij në Apelin e Krimeve të Rënda.
Ai ka pasur dhe një përplasje që ka pasur me grupin Shullazi në seanca gjyqësore, ndërsa këta të fundit dhe kryesisht Gilmando Dani kanë kërkuar përjashtimin e këtij gjyqtari bashkë me kolegen e tij Albana Boksi.
Aktualisht, Arben Vrioni nuk është më gjyqtar i asaj çështje dhe as gjyqtar që pas shkarkimit në nëntor të 2019 nga Vettingu, pasi u konstatuan probleme në deklarimin e pasurisë./ Opinion.al