Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Adriatik Zotkaj, kryetari i Poliçanit me 1 milionë euro pasuri dhe 3 dënime

2017/03/10 at 11:55 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është Adriatik Zotkaj, kryetari i Poliçanit me 1 milionë euro pasuri dhe 3 dënime

Adriatik Zotkaj, kryetari që drejton bashkinë e Poliçanit prej 13 vitesh është denoncuar sot se ka rrahur një mësues bashkë me të birin në mes të qytetit vetëm se pse e sheh!!! Policia ende nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë ngjarje. Ish-Kryeministri Sali Berisha që publikoi denoncimet e 3 qytetarëve për këtë ngjarje tha se policia nuk pranon të marrë padinë e mësuesit të dhunuar nga kryebashkiaku. Derisa kjo ngjarje të zbardhet ne po sjellin një historik përmbledhës të Kryetarit të Bashkisë së Poliçanit.


Adriatik Zotkaj mori mandatin e parë në 2004, të dytin në 2007 dhe të tretin në 2015, të cilin po e vazhdon. Ai është i zgjedhuri i PS dhe i vetmi që i ka atribuar vetes titullin “qytetar nderi”, shkruan Opinion.al

Aktualisht Zotkaj është në proces verifikimi nga prokuroria në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Pra po shihet nëse ka plotësuar saktë të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Sakaq Opinion.al ka siguruar një kopje të formularit që ndodhet në KQZ, ku vetë Zotkaj shkruan se ka qenë i dënuar 3 herë.

Dënimet

Dënimin e parë, Zotkaj e ka pasur me tre vite burg dhe thotë se ky dënim është për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dënimi i dytë është me 10 muaj burg dhe Zotkaj thotë se është dënuar për “kundërshtim të punonjësve të policisë”, ndërsa për herë të tretë, ai thotë se është dënua me 1 vit burg duke mos e specifikuar arsyen se pse është dënuar.

Por jo vetëm kaq! Në vitin 2015, Adriatik Zotkaj është paditur nga Inspektoriari i Lartë i Dekolarimit të Pasurive me dyshimin se ka fshehur pasurinë. Sipas ILDKPKI thotë se Zotkaj në formularin e vitit 2013 ka fshehur:
-Pronën në firmën “Perla e Tomorrit” me administrator Adriatik Zotkaj, me sipërfaqe trualli 5000m2, mbi të cilën është ndërtuar objekti me sip 2200 m2
– Ka fshehur automjetin me targë AA550 IB, Autoveture AUDI
-Automjetin me targë AA540 FC, tip NISSAN (Patrol) i rregjistruar në emrin e të birit Maliq Zotkaj
– Ka fshehur të ardhurat e përfituara nga lidhja e kontratës me kompaninë Vodafone Albania, për dhënie me qera të një sip.toke 1100 m2 për vendosje antenash.
– Ka bërë deklarim të rremë lidhur me faktin që është larguar si administrator i shoqerisë ABG shpk, duke vijuar rol aktiv në këtë biznes.
– Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro në Societe Generale Albania.

Duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura në favor të shoqerisë ABG, ku është aksioner i shumicës. ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj tij për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të produkteve të veprës penale.

Arrestimi i vëllait

Në shtator në vitit 2015, është arrestuar vëllai i kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Në një reagim të asokohe për mediat, Zotkaj pati thënë se vëllai është në moshë madhore dhe nuk mban përgjegjësi për të.

Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit të bashkisë u arrestua nga policia si pjesë e një grupi që kultivonin dhe shisnin lëndën narkotike. Policia e Beratit zbuloi në biznesin e Artur Zotkajt 19 kilogramë marijuanë. Artur Zotkaj, është pronar i një fabrike të përpunimit dhe tregtimit të ujit të pijshëm.

Për arrestimin e tij, në 2015 reagoi edhe PD. “Banorët e Poliçanit e dinë mirë se të kujt janë ambjentet ku u gjet droga. Oficerë policie që hetojnë prej kohësh, e dinë mirë se kush e drejton këtë biznes kriminal, dhe të dhënat janë se në magazinat e Zotkajt janë mbajtur e trafikuar edhe droga të rënda përveç hashashit. Eshtë pikërisht ky kryetar bashkie që nuk ka justifikuar dot pasurinë prej 1 milionë eurosh, dhe ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal. Kapja e drogës në ambjentet e Zotkajt është vërtetim i inkriminimit masiv, i krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim”, do të deklaronte PD-ja. /Opinion.al

*formulari ne KQZ

kqz

*Njoftimi per fshehjen e pasurise

ildkpik

 

Etiketa: Adriatik ZotkajdenimetDrogapasuria


Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Foto/ Arrestohet Maxhiti… dy herë në të njëjtin shtet

Foto/ Arrestohet Maxhiti... dy herë në të njëjtin shtet

Video/ Fiori Dardha shpërndan videon emocionuese nga martesa: “Jam nuse me 2 dhëndurë!”

Video/ Fiori Dardha shpërndan videon emocionuese nga martesa: “Jam nuse me 2 dhëndurë!”

Video/ Lubonja shan Dakon, por ja çfarë tha Kryebashkiaku “off record”

Video/ Lubonja shan Dakon, por ja çfarë tha Kryebashkiaku "off record"
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com