Ndonëse policia e Londrës ende nuk e ka konfirmuar identitetin e tij, mediat ndërkombëtare bëjnë fjalë për Abu Izzadeen, person i njohur nga autoritetet britanike për predikimin e urrejtjes, si autor të mundshëm të sulmit.
Ai bën pjesë në një grup terrorist pro islamit radikal. Për më tepër ai ka është cilësuar si zëdhënës i Al Ghurabaa, organizata britanike e cila është dënuar në vitit 2006 për përhapjen e frymës terroriste.
41 vjecari më herët është dënuar me katër vjet e gjysmë për mbledhjen e fondeve në ndihmë të terrorizmit jashtë vendit dhe është liruar në vitin 200 pasi vuajti tre vjet e gjysmë në burg.
Ai ka lindur në Trevor Brooks dhe është konvertuar në islam një ditë para ditëlindjes së tij të 18-të. Pas kësaj ai ndërroi edhe emrin e tij në Omar.