Izraeli ende nuk është përgjigjur nëse qëndron pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Megjithatë, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, thotë se po kryejnë një “vlerësim të situatës”.
“Nuk ka ndryshime në politikën e brendshme të mbrojtjes,” tha Hagari në X.
“Në këtë kohë, Forca e Mbrojtjes Izraelit është duke kryer një vlerësim të situatës. Nëse vendoset ndonjë ndryshim, ne do të përditësojmë menjëherë publikun”, tha ai.
Garda Revolucionare e Iranit tha se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është vrarë gjatë një sulmi në Teheran, duke fajësuar Izraelin.
Garda tha se po heton sulmin që la të vrarë Haniyeh, 62 vjeç, përderisa ai ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian, më 30 korrik.