Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit?

2025/01/20 at 10:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit?

Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi i tij si president po thyen traditën.


Trumpi është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët.

“Është e pazakonshme që të ketë një lloj të tillë të pjesëmarrësve [të udhëheqësve] të huaj, sepse inaugurimi shihet si një ngjarje e brendshme politike”, tha Cayce Myers, profesor në Virginia Tech, i cili përqendrohet në takimin e marrëdhënieve me publikun me politikën.

Në mesin e udhëheqësve të huaj të ftuar është kryeministrja konservatore italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti populist i krahut të djathtë argjentinas, Javier Miel. I ftuar është edhe zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng.

Në inaugurimin e Trumpit do të ketë edhe politikanë e biznesmenë nga Kosova.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në këtë ngjarje, sikurse edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli.

Trump “i përdor këto ngjarje të mëdha, sikurse inaugurimi, si një mundësi për të krijuar lidhje dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët”, tha Myers. “Është mënyrë shumë unike për të trajtuar diplomacinë dhe është një mënyrë që i ka rrënjët në biznes”.

Miliarderët e teknologjisë

Të ftuar të tjerë VIP në inaugurim përfshijnë emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë të SHBA-së, përfshirë pronarin e X dhe Tesla-s, Elon Musk, themeluesin e Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe atë të kompanisë Amazon, Jeff Bezos. Udhëheqësit e Apple, OpenAI, Uber dhe TikTok raportohet se kanë pranuar ftesa po ashtu.

Disa nga këto kompani kanë bërë donacione në fondin për inaugurimin e Trumpit, i cili ka mbledhur një shifër rekord prej më shumë se 170 milionë dollarësh.

Silicon Valley, qendra për teknologji e SHBA-së, iu përgjigj me kujdes fitores befasuese të Trumpit më 2016. Musk, një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës zgjedhore të vitit 2024 të Trumpit, kishte mbështetur atë vit kundërshtaren e tij, Hillary Clinton.

Udhëheqësit e biznesit të mbledhur në seksionin VIP në inaugurimin e Trumpit më 2017 përfshinin miliarderë nga industria e kazinove e deri tek ajo e financave.

Por, ndryshimi i qëndrimit të Silicon Valley nxitet nga dëshira për të pasur një karrige në tavolinë kur të flitet për rregullat dhe tarifat për sektorin e teknologjisë, thanë ekspertët.

Matthew Dallek, profesor i historisë politike në Universitetin George Washington, tha se kompanitë e teknologjisë do të kërkojnë “të shmangin” çdo tarifë të re që potencialisht mund t’i prekë bizneset e tyre.

Dallek tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, prishi raportet me Silicon Vallen, duke e akuzuar kompaninë Amazon për praktika të monopolit, duke kërkuar ndarjen e Google, duke paditur Meta-n, duke e shpërfillur Tesla-n gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë dedikuar makinave elektrike, si dhe duke e luftuar industrinë e kriptovalutave.

“Shumë njerëz në botën e teknologjisë vërtet u mërzitën me përpjekjet e administratës Biden për t’i rregulluar ata dhe për ta kufizuar mënyrën se si veprojnë ata. Ata u ndien se kjo ishte shtypje agresive”, tha Dallek.

“Përveç kësaj, ata ndien se kishte shumë komente negative që u bënë nga Shtëpia e Bardhë. Në vend se të shiheshin si heronj të epokës së re digjitale, ata e kuptuan se ishin sharë nga disa zyrtarë të Bidenit”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar kombit më 15 janar, Biden paralajmëroi se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve të pasur po formohet në Amerikë dhe po përdor pushtetin, që kërcënon demokracinë.

“Jam i shqetësuar lidhur me përqendrimin e rrezikshëm të pushtetit në duart e disa njerëzve të pasur”, tha Biden, pa përmendur emra

Musk, njeriu më i pasur në botë, besohet se ka ndikim të rëndësishëm në Trumpin.

Presidenti i zgjedhur emëroi Muskun që të mbikëqyr një komision që do të merret me përmirësimin e efikasitetit të Qeverisë, përfshirë shkurtimin e shpenzimeve.

Moti i ftohtë

Që nga viti 1981 inaugurimi është mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t’i akomodojë mbi 1.600 persona.

Në mesin e pjesëmarrësve zakonisht janë presidenti në largim dhe nënpresidenti në largim dhe familjet e tyre; presidenti i zgjedhur dhe nënpresidenti i zgjedhur së bashku me familjet e tyre; ish-presidentët me bashkëshortet e tyre; anëtarë të kabinetit dhe të nominuar; 535 anëtarët e Kongresit; nëntë anëtarët e Gjykatës Supreme; ambasadorët e huaj; pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë; dhe të ftuar të tjerë, përfshirë këshilltarë dhe miq të ngushtë të presidentit në ardhje, por edhe donatorë të mëdhenj dhe të famshëm.

Të famshmit që raportohet se do të marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit përfshijnë ish-kampionin e boksit, Mike Tyson, sikurse edhe atletë të tjerë dhe muzikantë.

Disa anëtarë demokratë të Kongresit, përfshirë Nancy Pelosin, një nga figurat më të fuqishme të partisë, është raportuar se nuk do të marrin pjesë në inaugurim.

Persona të tjerë të shquar që nuk do të marrin pjesë në këtë ngjarje përfshijnë edhe ish-zonjën e parë, Michele Obama.

Për shkak të motit të ftohtë, inaugurimi do të mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, për herë të parë që nga viti 1985. Kjo hapësirë zë vetëm afër 600 persona, që do të thotë se të ftuarit VIP nuk do të mund të jenë të pranishëm.

Përveç inaugurimit, edhe disa ngjarje të tjera të rëndësishme do të zhvillohen para dhe pas ceremonisë së betimit, përfshirë edhe një darkë më 19 janar ku do të marrë pjesë Trump dhe gruaja e tij, Melania. Po ashtu do të ketë disa ballo të inaugurimit që do të mbahen mbrëmjen e 20 Janarit./REL



Ju sugjerojmë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
I moshuari i ve flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi

I moshuari i ve flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi

Vota e diasporës/ Celibashi: 10,497 regjistrime të refuzuara, shumica ngarkuan dokumentin e ID në anën e gabuar

Vota e diasporës/ Celibashi: 10,497 regjistrime të refuzuara, shumica ngarkuan dokumentin e ID në anën e gabuar

PD-PS pakt për ndryshimin e Kodit Zgjedhor? Propozimet e Celibashit: Partitë përfaqësues edhe në numërimin e votave të Diasporës

PD-PS pakt për ndryshimin e Kodit Zgjedhor? Propozimet e Celibashit: Partitë përfaqësues edhe në numërimin e votave të Diasporës
















TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com