Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush do të bëhet kryeministër? Franca përballë paqartësive mbi formimin e qeverisë së re

2024/07/10 at 6:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush do të bëhet kryeministër? Franca përballë paqartësive mbi formimin e qeverisë së re

Në Francë kanë nisur bisedimet për të gjetur një zgjidhje politike, pas rezultateve befasuese të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, të cilat i fitoi e majta. Por, rezultatet e zgjedhjeve e kanë lënë vendin pa një shumicë të qartë politike apo një rrugë të qartë të formimit të një qeverie, vetëm tre javë para fillimit të lojërave olimpike të Parisit.

Ky nuk ishte rezultati që prisnin shumica e francezëve. Në vend të një fitoreje të partive të ekstremit të djathtë, koalicioni i majtë Fronti të Ri Popullor siguroi më shumë vende në Asamblenë Kombëtare, duke i dhënë një goditje koalicionit të së djathtës ekstreme Bashkimi Kombëtar, i cili ka bërë fushatë kundër emigrantëve. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Bashkimi Kombëtar ishte në vendin e parë, por në balotazh ai doli në vend të tretë, pas koalicionit të partive të qendrës, të udhëhequr nga Presidenti Emmanuel Macron, që doli më mirë se sa pritej, por megjithatë humbi pothuajse 100 vende dhe shumicën në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të Francës.

Kryeministri Gabriel Attal vazhdon të jetë në detyrë, ndërsa presidenti po shqyrton hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë së re.

Sipas analistëve, i ashtuquajturi “Fronti Republikan” i përbërë nga partitë kryesore arriti të frenonte fitoren e të djathtës ekstreme.

“Unë mendoj se skenari më i mundshëm tani është arritja e një marrëveshjeje mes Frontit Popullor dhe koalicionit që mbështet zotin Macron, për të formuar qeverinë e re”, thotë Gesine Weber nga Fondi Gjerman Marshall.

Pas animit nga qendra e djathtë, presidenti francez dhe aleanca e tij tani mund t’u duhet të anojnë majtas. Zotit Macron mund t’i duhet të qeverisë me opozitën politike, një gjë që ai nuk e ka bërë në shtatë vitet e tij në pushtet.

Analistët si zonja Weber thonë se zoti Macron ka të ngjarë të mbajë kontrollin e politikës së jashtme, të përqendruar në mbështetjen për Ukrainën, Bashkimin Evropian dhe aleancën transatlantike.

Por një aleancë e mundshme me të majtën mund të frenojë axhendën e brendshme të zotit Macron, duke përfshirë ligjin e debatueshëm për pensionet dhe reforma të tjera.

Ndasitë politike të Francës shihen qartë në periferi të Parisit, ku në votimet e së dielës një kandidatë i së majtës ekstreme u përballë me një kandidat të së djathtës ekstreme.

“Unë votova për të majtën, sepse besoj në vlerat e tyre”, tha për Zërin e Amerikës votuesja Louise Ragu.

Edhe Yanina Kerkini, prindërit e së cilës janë emigrantë algjerianë, është e shqetësuar nga politikat e të djathtës ekstreme.

“Njerëzit po thonë më shumë nga ato që vërtet besojnë. Ata nuk po marrin parasysh historinë. Kjo është e rëndë”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Bashkimi Kombëtar ndonëse humbi, megjithatë fitoi dhjetëra mandate të reja legjislative dhe mbetet një nga forcat politike kryesore përpara zgjedhjeve presidenciale të 2027-ës në Francë./VOA

Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
“Respekt dhe vlerësim për liderët e Hamasit”, arrestohet politologu francez

“Respekt dhe vlerësim për liderët e Hamasit”, arrestohet politologu francez

Euro 2024/ Mbappe e pranon: Europiani im ishte i dështuar

Euro 2024/ Mbappe e pranon: Europiani im ishte i dështuar

“Nuk është më Joe Biden i 2020”, George Clooney bën thirrje për tërheqjen nga gara presidenciale

“Nuk është më Joe Biden i 2020”, George Clooney bën thirrje për tërheqjen nga gara presidenciale

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com