Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush do ta zbatojë vendimin për Dodikun?

2025/02/26 at 5:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush do ta zbatojë vendimin për Dodikun?

Millorad Dodik vazhdon të ushtrojë funksionin e presidentit të entitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Sërpska, pasi dënimi me burgim dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit nuk kanë hyrë në fuqi me shpalljen e vendimit.


Në njoftimin e Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës nuk përmendet që janë miratuar masa që do ta ndalonin atë, pasi më 26 shkurt u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit si Prokuroria, ashtu edhe mbrojtja, mund të paraqesin ankesë.

Në vendim thuhet se Dodik është dënuar me vendim të shkallës së parë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksionit të presidentit të Republikës Sërpska për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Millosh Llukiq, ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS, është shpallur i pafajshëm në procedurën e shkallës së parë.

A i është ndaluar Dodikut veprimtaria politike?

Gjykata e BeH-së në vendimin e saj theksoi se Dodikut i ndalohet të ushtrojë funksionin e presidentit të RS, por nuk përmendet se i është ndaluar veprimtaria politike ose ushtrimi i ndonjë funksioni tjetër.

Megjithatë, në Kodin Penal të BeH-së, në pjesën që flet për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, theksohet se masa e sigurisë e ndalimit të ushtrimit të funksionit zbatohet pasi vendimi të bëhet përfundimtar.

Këto masa përfshijnë ndërprerjen e detyrës zyrtare dhe punësimit, si dhe ndalimin e ushtrimit të detyrave zyrtare në organet legjislative, ekzekutive, gjyqësore, administrative ose në cilindo institucion që financohet plotësisht ose pjesërisht nga fondet publike.

Po ashtu, ndalohet edhe marrja e detyrave zyrtare në organet e përmendura më sipër.

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës kërkoi që pasojat juridike të parashikuara me Kodin Penal të përcaktohen në vendim.

Gjykata e BeH njoftoi se në vendim nuk është marrë ndonjë vendim i veçantë, “pasi pasojat juridike të dënimit ndodhin automatikisht, domethënë me forcën e ligjit, pasi vendimi të bëhet përfundimtar”.

Sipas Kodit Zgjedhor të BeH-së, nëse Dodiku dënohet përfundimisht me një vit burgim, ai nuk do të mund të kandidojë më për funksione publike.

Kodi Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës përcakton që zyrtarët e dënuar përfundimisht me dënime me burgim më gjatë se gjashtë muaj, nuk mund të jenë kandidatë për funksione publike në vend.

Sa i përket dënimit me burg, nëse mbetet në të njëjtën kohëzgjatje dhe bëhet përfundimtar, Dodiku mund ta shmangë atë.

Sipas ligjit, një dënim me burgim deri në një vit mund të zëvendësohet me një gjobë me pagesë të njëhershme brenda 30 ditëve me kërkesën e të dënuarit.

Në atë rast, Dodiku do të paguante 100 marka (rreth 50 euro) për ditë, domethënë 36.500 marka (më shumë se 18.000 euro) për të shmangur burgun.

Çfarë ndodh nëse Dodiku nuk e respekton vendimin?

Aleksandar Jokiq, avokat nga Banja Lluka, shpjegoi për Radio Evropa e Lirë (REL) se, nëse vendimi bëhet përfundimtar, askush nuk do ta ndalojë Dodikun të hyjë në ndërtesën ku ndodhet selia e presidentit të RS-së.

“Nëse bëhet përfundimtar, ai nuk guxon të ushtrojë funksionin, duhet ta lërë atë ose të shpallen zgjedhjet. Të dyja opsionet janë të mundshme”, tha Jokiq.

Ai theksoi, gjithashtu, se Dodiku duhet të shqetësohet për pasojat që rrjedhin nga kjo, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë edhe ndalimin e mundshëm.

“Nëse ai e shkel këtë ndalim, nëse bëhet përfundimtar, do t’i caktohet një dënim me burgim në kohëzgjatjen e mbetur të ndalimit. Pra, nëse i është thënë se ndalimi është për gjashtë vjet dhe ai pas dy vjetësh fillon të merret me politikë, do të shkojë në burg për katër vjet”, tha Jokiq.

Cila është procedura pas vendimit të shkallës së parë?

Pasi vendimi për Dodikun është shpallur, Gjykata ka një afat prej 30 ditësh për t’ua dorëzuar palëve një kopje të vendimit, pas së cilës fillon afati për apelim.

Afati për apel të mbrojtjes dhe prokurorisë është 15 ditë, me mundësinë e zgjatjes për 15 ditë shtesë me një kërkesë të veçantë.

“Kopja dërgohet me postë, me dërgesë të rekomanduar, dhe nga momenti i marrjes, kur secili e merr vendimin, nga ai moment fillon afati për apelim. Në thelb, vendimi nuk është përfundimtar derisa të kalojë afati për apelim dhe të mos bëhet apel ose deri në momentin kur të vendoset për apelimet, nëse ato refuzohen ose pranohet apeli dhe ndryshohet vendimi i shkallës së parë”, tha Jokiq.

Ai thekson se ekziston edhe një mundësi e tretë, ku apeli pranohet dhe çështja kthehet për rigjykim. Në këtë rast, procedura fillon nga e para, me përjashtim që dëshmitarët e dëgjuar më parë nuk dëgjohen përsëri për të njëjtat rrethana, por lexohet dëshmia e tyre.

“Kjo do të thotë se ka disa variante kur vendimi bëhet përfundimtar, por është e sigurt që ai nuk është përfundimtar ditën e shpalljes, madje as ditën e dorëzimit të vendimit palëve”, tha Jokiq.

Për çfarë është dënuar Dodiku?

Në seancat e Kuvendit të RS-së në qershor të vitit 2023, u miratuan ligje kundërkushtetuese, sipas të cilave, aktet ligjore të përfaqësuesit të lartë nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska, dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, të cilat sipas Kushtetutës së BeH-së janë përfundimtare dhe të detyrueshme, nuk do të zbatohen në territorin e këtij entiteti.

Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i anuloi këto ligje më 1 korrik 2023 dhe bëri ndryshime në Kodin Penal të BeH-së, duke e bërë moszbatimin e vendimeve të tij një vepër penale.

Më 7 korrik 2023, Dodiku nënshkroi dekretet për shpalljen e këtyre ligjeve si të vlefshme dhe ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Prokuroria e BeH-së ngriti aktakuzë kundër Dodikut dhe Lukiqit më 11 gusht, dhe gjykata e konfirmoi më 11 shtator./REL



Ju sugjerojmë

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
Aktualitet

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

11 Maj, 2025 9:15 am
OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
Aktualitet

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

11 Maj, 2025 9:07 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

11 Maj, 2025 9:02 am
Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
Aktualitet

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

11 Maj, 2025 8:52 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
Aktualitet

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

11 Maj, 2025 8:30 am
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

Shqipëria voton/Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë!

11 Maj, 2025 8:23 am
Nis 36 minuta me vonesë votimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, ankesat e qytetarëve
Aktualitet

Nis 36 minuta me vonesë votimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, ankesat e qytetarëve

11 Maj, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:18 am
Para
Çfarë dihet për marrëveshjen e mineraleve SHBA-Ukrainë?

Çfarë dihet për marrëveshjen e mineraleve SHBA-Ukrainë?

Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive/ Raporti i “Freedom House”: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira

Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive/ Raporti i “Freedom House”: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira

Anketimi, ukrainasit përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre

Anketimi, ukrainasit përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre
















TE FUNDIT

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
11 Maj, 2025

Dy persona në Mirditë janë vënë në pranga pasi i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se drejtuesi dhe pasagjeri...

Lexo më shumë

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
11 Maj, 2025

Përfaqësues të OSBE/ODIHR janë larguar pasi kanë monitoruar procesin e votimit në ambientet e “Gjimnazit Babë Dudë Karbunara”, në Berat....

Lexo më shumë

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
11 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pasur një reagim ditën e sotme sa i takon procesit të votimit. Celibashi...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
11 Maj, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali votoi sot në qendrën e votimit te “Parku Olimpik” në Tiranë.  Pasi votoi në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com