Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti:Tarifa do zëvendësohet me reciprocitetin, javën tjetër vij në Tiranë

2020/02/06 at 7:56 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti:Tarifa do zëvendësohet me reciprocitetin, javën tjetër vij në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se tarifa për produktet serbe do të hiqet dhe do të zëvendësohet me masa reciprociteti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti sqaroi se reciprociteti ka dy aspekte, atë politik dhe ekonomik.

“Aspekti politik më shumë i korrespondon shkakut dhe shkasit. Shkaku ishte fushata agresive e Serbisë në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës, ndërkaq shkasi ishte mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, madje edhe shumë faktorë ndërkombëtarë e theksojnë që Serbia duhet ta pushojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Ndërkaq, është edhe aspekti ekonomik me ç’rast meqenëse ajo tarifë u vendos shpejt e shpejt me siguri që bëhet fjalë për një mungesë përfitimi për prodhuesit vendës, ashtu që sot ekonomikisht nga tarifa 100 për qind ndaj Serbisë më së shumti kanë përfituar disa shtete të rajonit”, tha Kurti.

Ai nuk dha një afat kohor se kur kjo mund të ndodhë por theksoi se nuk do të ketë një periudhë kur të jetë njëra masë ose tjetra por se heqja e tarifës dhe vendosja e reciprocitetit do të ndodhë menjëherë. Sa i përket qëndrimit të aktorëve ndërkombëtarë në lidhje me tarifën dhe marrëdhëniet me Serbinë, Kurti tha se reciprociteti ishte një parim që mbështetej edhe nga Presidenti Trump.

“Ne kemi vizionin tonë, edhe lëvizja Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si dy partitë më të mëdha në Republikën tonë që i kanë fituar zgjedhjet me qëndrimin për reciprocitet karshi Serbisë. Pra ne nuk duam hakmarrje, ne duam drejtësi, reciprociteti është korrektësi, është një qasje fer, është në regjistrin e drejtësisë dhe unë e di që në njërën prej deklarimeve të tij edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Donald Trump, e ka përmendur reciprocitetin si vlerë e si koncept që ai e ka përzemër, pra marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë ndërtohen me këtë parim. Nuk kemi pse ne ta anashkalojmë vetveten, ne nuk dëshirojmë që të hakmerremi ndaj Serbisë, mirëpo ka shumë gjëra të papranueshme që i bën ajo karshi nesh e neve na nevojitet që minimalisht të mbrohemi, pra reciprociteti nuk është fare ofensiv, fushata e Serbisë është ofensive, reciprociteti është mbrojtje, është defansiv, është minimumi për një lloj dinjiteti dhe integriteti të subjektivitetit tonë si shtet në aspektin e jashtëm”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Kurti përcolli mesazhin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ndërsa sa i përket dialogut nënvizoi se ai duhet të organizohet mirë dhe duke patur si pikë graviteti Brukselin jo vetëm për rolin politik por edhe të asaj se cfarë simbolizon.

Ai paralajmëroi gjithashtu se javën që vjen do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Tiranë ku do të takohet me krerët e institucioneve më të larta.

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi në Durrës

17 Korrik, 2025 10:41 am
(Detajet) Prokuroria Speciale dhe…/ Operacion kundër spiunazhit në Kosovë
Rajoni

(Detajet) Prokuroria Speciale dhe…/ Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

17 Korrik, 2025 10:36 am
Zjarret në vend/MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra, 4 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra, 4 ende aktive

17 Korrik, 2025 10:28 am
Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje
Aktualitet

Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje

17 Korrik, 2025 10:25 am
Operacioni në Europë godet grupin e hakerave NoName: Po sabotonin në emër të Moskës
Bota

Operacioni në Europë godet grupin e hakerave NoName: Po sabotonin në emër të Moskës

17 Korrik, 2025 10:15 am
“E mora vesh nga mediat”/Vrasja e Renis Dobrës,dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen
Kronikë

“E mora vesh nga mediat”/Vrasja e Renis Dobrës,dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen

17 Korrik, 2025 10:03 am
Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!
Aktualitet

Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!

17 Korrik, 2025 9:56 am
67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare
Kryesore

67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare

17 Korrik, 2025 9:41 am
Meta reagon nga qelia:  Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve
Aktualitet

Kërkon zbutjen e masës së sigurisë/ Apeli i Posaçëm vendos sot për Ilir Metën

17 Korrik, 2025 9:35 am
Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish
Bota

Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish

17 Korrik, 2025 9:24 am
Para
Kompania amerikane pengohet të investojë prej zvarritjeve gjyqësore

Kompania amerikane pengohet të investojë prej zvarritjeve gjyqësore

Mot i keq në Evropën Qendrore dhe Lindore, raportohen viktima

Mot i keq në Evropën Qendrore dhe Lindore, raportohen viktima

Habit Veseli, pasi del në opozitë kërkon të mos hiqet tarifa ndaj Serbisë

Habit Veseli, pasi del në opozitë kërkon të mos hiqet tarifa ndaj Serbisë

TE FUNDIT

15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi në Durrës

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
17 Korrik, 2025

Një 15-vjeçar polak ka përfunduar në Spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të...

Lexo më shumë

(Detajet) Prokuroria Speciale dhe…/ Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

(Detajet) Prokuroria Speciale dhe…/ Operacion kundër spiunazhit në Kosovë
17 Korrik, 2025

Ka nisur këtë të Enjte në Kosovë, një operacion me dyshimet për spiunazh. Operacioni po kryhet nën udhëheqjen e Prokurorisë...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra, 4 ende aktive

Zjarret në vend/MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra, 4 ende aktive
17 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 vatra mbeten...

Lexo më shumë

Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje

Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje
17 Korrik, 2025

Gjenden dhe asgjësohen 3126 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në Shkodër. Vijon operacioni i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com