Kryeministri Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat tjetër në krye të qeverisë, votoi së bashku me gruan e tij, në Prishtinë.
Në apelin e tij dhënë në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, Albin Kurti tha se inkurajon çdo qytetar që të ushtrojnë të drejtën demokratike për ta bërë zërin e tyre që të dëgjohet.
“Dita e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin sovran të Kosovës. Inkurajoj çdo njërin që të votojë. Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha Kurti.