Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se partia e tij është fituese e zgjedhjeve parlamentare.
Në një dalje për media teksa iu bashkua simpatizantëve për të festuar, Kurti tha se Vetëvendosja është ajo që do ta formojë qeverinë e ardhshme.
“Ne jemi subjekti i parë, subjekti fitues i cili do ta formojë qeverinë e ardhshme, besoj që nga rezultatet preliminare të gjithë e kanë të qartë se e ata që dolën të dytit e të tretit edhe po të mblidhen bashkë nuk bëjnë sa Vetëvendosja”, tha Kurti në një konferencë për media.