Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për fitoren.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti e cilëson SHBA-në një aleat, mik dhe partner kyç dhe mezi pret të punojnë së bashku për përparim dhe paqe.
“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkruan Kurti.