Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

2025/06/16 at 10:31 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u arritur kjo, duhet që t’i bëhet trysni Beogradi që të zbatojë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur më 2023.

Kështu Kurti u përgjigj në pyetjen nëse mund të ketë shpejt një marrëveshje me Serbinë, pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump, lidhur me raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia veçse e kanë arritur një marrëveshje për normalizim, që tha se po shkelet nga Beogradi, teksa përsëriti kërkesat e Kosovës për këtë proces.

“Për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë Millan Radoiçiqin, kriminelin i cili na e vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pas, të pranojnë ta nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit.

Njëkohësisht, ta tërheqin edhe atë letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja [serbe, Ana] Bërnabiq ka thënë që nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit, më 2020, në Shtëpinë e Bardhë Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.

Pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale nëntorin e vitit të kaluar, Kurti ishte pyetur lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit.

Atëbotë, ai po ashtu kishte deklaruar se së pari duhet të zbatohet marrëveshja e arritur më 2023 në Bruksel dhe aneksi për zbatimin e saj i arritur në Ohër.

“Besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA-së, që janë aleatja jonë kryesore, partnerja e pazëvendësueshme dhe mikja speciale në tri fusha kryesore.

E para është mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti për gazetarët më 16 qershor.

Marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të raporteve nuk është nënshkruar nga palët, për shkak të refuzimit të Serbisë që të bëjë një gjë të tillë. Por, Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, insiston se marrëveshja është obligative për palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia që nga shtatori i vitit 2023 nuk kanë zhvilluar takim të dialogut në nivel të lartë politik.

Së voni, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë me dije se po bëhen përgatitje për një takim të ri të dialogut në nivel të lartë politik./REL

Ju sugjerojmë

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin
Bota

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin

26 Shtator, 2025 12:43 pm
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte
Bota

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 Shtator, 2025 12:37 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

26 Shtator, 2025 10:23 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
Para
Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

TE FUNDIT

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
26 Shtator, 2025

PD kërkon një mocion me debat në parlament për prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si...

Lexo më shumë

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
26 Shtator, 2025

Moldavia, një vend që fitoi pavarësinë nga BRSS në vitin 1991, thuhet se është përsëri nën presion të fortë nga...

Lexo më shumë

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
26 Shtator, 2025

Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër Fondacionit Shoqëria e Hapur, të financuar nga...

Lexo më shumë

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
26 Shtator, 2025

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com