Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti thirrje Serbisë t’i dorëzojë Radojçiçin dhe grupin e tij Kosovës! Vuçiç: S’ka asnjë mesazh për miratimin e rezolutës së gjenocidit në Srebenicë 

2024/05/16 at 1:34 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti thirrje Serbisë t’i dorëzojë Radojçiçin dhe grupin e tij Kosovës! Vuçiç: S’ka asnjë mesazh për miratimin e rezolutës së gjenocidit në Srebenicë 

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku po diskutohet për Planin e Rritjes për këtë rajon, po mbahet në Kotor të Malit të Zi. 

Gjatë samitit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje Serbisë që të ndjekë penalisht personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. 

Në shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. 

Kosova fajëson Serbinë se qëndron prapa sulmit, por Beogradi mohon se ka gisht në të. 

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. 

“I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiçin dhe grupin e tij paramilitar”, tha Kurti. Radoiçiç aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL). 

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se nuk ka asnjë mesazh për Malin e Zi sa i përket miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. 

Votimi për këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është caktuar për 23 maj. 

“Pyetja është se cili është kuptimi i rezolutës. Dhe çfarë është ajo përveç se vendosje e fajit kolektiv, pasi fajësia individuale tashmë është përcaktuar”, tha ai. 

Në samitin në Kotor, nënsekretari James O’Brien tha se prioritete të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë krijimi i një tregu të përbashkët të monedhës, ulja e kostove, lehtësimin e lëvizjes së tregut dhe krijimi i më shumë vendeve të punës. 

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Borjana Kristo, tha se shteti i saj është pajtuar për 110 reforma nga 113, sa fillimisht ishin propozuar nga BE-ja. 

“Rruga evropiane është qëllimi kryesor i politikës së jashtme për të cilën ka konsensus në Bosnje e Hercegobinë”, tha Kristo. 

Përveç udhëheqësve dhe ministrave të shteteve të rajonit, në samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane për Investime, Bankës Botërore, NATO-s, nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe përfaqësues të komunitetit të energjisë dhe transportit. 

Një ditë para mbajtjes së samitit, më 15 maj u takuan ministrat për Çështje Evropiane dhe të Financave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Komisionit Evropian. 

Ministrat po ashtu diskutuan për Zonën e Përbashkët për Pagesa me Euro (SEPA), për lehtësimet në tregti dhe transport mes shteteve të rajonit dhe anëtarëve të BE—së, përmirësimit të furnizimeve me barna esenciale dhe tema të tjera. 

Në muajt paraprak, samite të ngjashme ministrore dhe rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor u mbajtën në Shkup dhe Tiranë./REL 

Ju sugjerojmë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Para
Opinion – Armand Duka, Shqipëria në Europian! (15 Maj 2024) 

Opinion - Armand Duka, Shqipëria në Europian! (15 Maj 2024) 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) bëhet qendra kryesore e aviacionit në Ballkanin Perëndimor 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) bëhet qendra kryesore e aviacionit në Ballkanin Perëndimor 

U mor në pyetje për 4 orë, Elvis Roshi del nga SPAK: Nuk mund të flas për shkak të hetimit 

U mor në pyetje për 4 orë, Elvis Roshi del nga SPAK: Nuk mund të flas për shkak të hetimit 

TE FUNDIT

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
9 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt flet për rritje të dhunës midis ekstremistëve të rinj. Ai beson se përgjegjësia bie...

Lexo më shumë

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
9 Qershor, 2025

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës – për të cilin u pajtua me Ukrainën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com