Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti takon Thaçin por nuk merr mandatin për qeverinë: Pres LDK-në

2020/01/06 at 3:30 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti takon Thaçin por nuk merr mandatin për qeverinë: Pres LDK-në

“Unë dua sa më parë të takohem me LDK, që të fillojmë fazën e re të bisedimeve në mënyrë që të konkludojmë një koalicion. Për mua takim duhet të kishim, qysh dje, qysh sot. Unë përherë kam pritur dhe kam insistuar për takime sa më të shpeshta. Uroj dhe dëshiroj që kjo të ndodh sa më shpejtë”.


Ishte kjo deklarata e Albin Kurtit për LDK-në, pas takimit që pati me Presidentin Hashim Thaçi këtë të hënë.  Takimi i sotëm me Presidentin nuk ishte për të marrë mandatin për formimin e qeverisë, sipas Kurtit, por ishte një takim i shkurtër “konsultativ pa efekte juridike”.

“Ai kërkoi që ne ta bëjmë propozimin dhe këtë është e nevojshme që ta bëjmë me anë të një kërkese me shkrim. Sa më parë që të mundemi do t’ia sjellim propozimin tonë për kryeministrin e ardhshëm që ai duhet ta mandatojë”, ka thënë Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes edhe njëherë theksoi se është mirë për vendin të ketë një koalicion me LDK-në duke e lënë si opsion të fundit zgjedhjet e reja.  Gjatë ditës sot Kurti publikoi emrat e të përzgjedhurve të tij për ministra nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për zëvendëskryeministër të dytë të Qeverisë, Haki Abazi, për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, profesor Blerim Reka, për ministër të Financave dhe Transfereve, profesor Besnik Bislimi, për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe për ministre të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, njoftoi Kurti.

Të dyja këto subjekte politike, LVV dhe LDK, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit kanë punuar për harmonizimin e një programi qeverisës dhe kanë thënë se në parim janë marrë vesh edhe për ndarjen e dikastereve qeverisëse.

Megjithatë, ato nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për koalicion qeverisës. Më 26 dhjetor është konstituuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky veprim, sipas zyrtarëve të LDK-së, e ka kthyer situatën në pikën zero për sa i përket një marrëveshjeje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që pjesë e marrëveshjes për koalicion ishte planifikuar të ishte edhe pozita e kryetarit të Kuvendit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Para
Thaçi flet pas takimit me Kurtin: Ka 48 orë për nominimin e kryeministrit

Thaçi flet pas takimit me Kurtin: Ka 48 orë për nominimin e kryeministrit

Rama-qytetarëve: Mos shikoni televizor, nuk flemë pa mbuluar me strehë…

Djegia e mandateve, Kryemadhi: Mënyra më e mirë për të demaskuar Qeverinë

Pezullohet licenca e Fly Ernest, qytetarët shqiptarë mbeten në Itali

Pezullohet licenca e Fly Ernest, qytetarët shqiptarë mbeten në Itali
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com