Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.
Përmes një postim në rrjete sociale, Kurti shprehet se orët në vijim janë vendimtare, ndaj të gjithë duhet të shkojnë të votojnë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës. Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme! Ju falemnderit, Albin Kurti”, shkruan Kurti.