Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

2023/04/25 at 8:47 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia e arritën në Bruksel në fund të shkurtit dhe më pas në mars u pajtuan edhe për aneksin e zbatimit të saj.

“Marrëveshja e 27 shkurtit, që është propozim i BE-së me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë, dhe më pas aneksi implementues që u bë pjesë integrale nga takimi i Ohrit i 18 marsit, duhet të zbatohen në plotni dhe sa më parë. Pra, teksti është i qartë, ai do zbatim. Është për të ardhur keq që pala tjetër ka thënë që do të bëjë zbatim të pjesshëm, që është një mënyrë tjetër për të thënë që nuk do të bëjë zbatim”, tha Kurti për gazetarët në Prishtinë më 25 prill.

Ky reagim i Kurtit vjen një ditë pasi Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, në nenin katër thuhet se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Bashkimi Evropian ka refuzuar që të komentojë nëse vota kundër e Serbisë në takimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës përbën shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 25 prill falenderoi shtetet që votuan kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai madje tha se Serbia do të aplikojë reciprocitet për shkak të Kosovës.

“Kemi vendosur t’i respektojmë më shumë vendet mike ndaj Serbisë. Të kujdesemi për politikën dypalëshe dhe të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin”, tha Vuçiç gjatë një konference për media në Beograd.

Këto zhvillime vijnë një javë para se Kurti dhe Vuçiç të takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në agjendën e takimit të 2 majit pritet të jetë edhe draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Para mediave në Prishtinë, Kurti tha se gjatë takimit të Ohrit ka shprehur gatishmërinë që ta shkruajë vetë draft-statutin për Asociacionin, por i është thënë që këtë fillimisht duhet ta bëjë ekipi menaxhues.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se marrëveshja e vitit 2015 mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe duhet të harmonizohet përmes akteve ligjore. Qeveria e Kurtit ka refuzuar formimin e asociacioneve njëetnike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës./REL

Etiketa: kosovakurtiMarrëveshja e Ohritserbia

Ju sugjerojmë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
Para
Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos e njohin

Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos e njohin

Policia italiane kërkon vëllezërit binjakë shqiptarë, pse nuk i dënojnë dot

Policia italiane kërkon vëllezërit binjakë shqiptarë, pse nuk i dënojnë dot

Gishtat e mesit të ngritura lart, Këlliçi shpjegon domethënien e posterit

Gishtat e mesit të ngritura lart, Këlliçi shpjegon domethënien e posterit

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
6 Shkurt, 2026

Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.  Joan...

Lexo më shumë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
6 Shkurt, 2026

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com