Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për rastin e Faton Hajrizit, i cili raportohet se është vrarë në Loznicë nga policia serbe të premten e kaluar.
Kurti tha se me këtë çështje po merren Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme.
“Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit, besoni që kam shumë punë si kryeministër”, tha Kurti pas përurimit të renovimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, njofton Klankosova.tv
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar dje se shenjat e gishtërinjve të dërguara i përkasin Faton Hajrizit. Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, ku kishte qëndruar disa muaj.