Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Radoiçiç dhe grupi i tij janë takuar më 10 Nëntor në Rashkë, përgatiten për sulme të tjera ndaj Kosovës

2023/11/19 at 6:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Masat ndëshkuese të BE ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës ka ngritur alarmin se më 10 Nëntor, në Rashkë të Serbisë janë takuar Milan Radoiçiçme grupin e tij paramilitar dhe politikanë serbë të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se takimi është udhëhequr nga Radoiçiç dhe është diskutuar për zgjedhjet e parakohshme të 17 Dhjetorit në Serbi.

Sipas Kurtit në atë takim janë bërë përgatitje për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiç dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.

Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.

Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq.

Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore.

Millan Radoiçiç, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.

U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit.

Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës.

Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit.

Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rrit nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës./Opinion.al

Etiketa: albin kurtiMillan Radoiçiç

Ju sugjerojmë

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Para
E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

Nikël, shoferi 23-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari

Aksident në Maliq, automjeti përplaset me motorin

Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet, urdhëron civilët në veri të Gazës që të largohen drejt jugut

Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet, urdhëron civilët në veri të Gazës që të largohen drejt jugut

TE FUNDIT

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
17 Shtator, 2025

Pak kohë pas largimit së Elisa Spiropalit nga detyra e kryetares së Kuvendit, në media po qarkullon një listë e...

Lexo më shumë

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
17 Shtator, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin. Presidenti turk u...

Lexo më shumë

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
17 Shtator, 2025

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si kurrë më parë...

Lexo më shumë

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
17 Shtator, 2025

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë ditën e martë (23 shtator) shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com