Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti përkujton 100-vjetorin e Fan Nolit si kryeministër: Burrështeti që u përpoq të çonte Shqipërinë drejt demokratizimit

2024/06/17 at 1:13 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti përkujton 100-vjetorin e Fan Nolit si kryeministër: Burrështeti që u përpoq të çonte Shqipërinë drejt demokratizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin, në 100 vjetorin kur ai u bë kryeministër i Shqipërisë, me 16 qershor 1924.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti ka thënë se Noli tre ditë pas u bë kryeministër, shpalli programin e reformave prej 20 pikash, në të cilin ndër të tjera parashihej vendosja e demokracisë në Shqipëri.

Ndër të tjera, ai theksin se pavarësisht kohës së shkurtër së qeverisjes si kryeministër, Fan Noli dha shembullin e një burrështeti që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë si një vend që do të demokratizohej.

“Sot janë mbushur saktësisht 100 vjet që nga dita kur Fan Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë. Ishte 16 qershori i vitit 1924, kur ai u vendos në krye të qeverisë shqiptare dhe e ngriti një kabinet qeveritar me shtatë ministri, njëra prej të cilave pa portofol. Në kabinetin e Nolit, Sulejman Delvina ishte Ministër i Jashtëm; Rexhep Shala – Ministër i Brendshëm; Luigj Gurakuqi – Ministër i Financave; Stavro Vinjau – Ministër i Arsimit; Kasëm Qafëzezi – Ministër i Luftës; Qazim Koculi – Ministër i Bujqësisë dhe Xhemal Bushati – Ministër pa portofol.

Fan Noli erdhi në krye të Shqipërisë si kryeministër i qeverisë së saj, si një nga drejtuesit e Lëvizjes së Qershorit, një organizimi opozitar që në mes të qershorit 1924, e pëmbysi qeverinë e kryeministrit Iljaz Vrioni, i cili ishte një eksponent në pushtet i liderit politik të atyre viteve, Ahmet Zogut. Kjo përmbysje që është quajtur edhe revolucion, ishte rezultat i përplasjeve të ashpra dhe rivaliteteve të forta politike në vitet e para pas Luftës së Parë Botërore, kur po përcaktohej natyra e shtetit shqiptar dhe kur po definoheshin kufijt e tij.

Më 19 qershor, tre ditë pasi ishte konstituar, qeveria e Nolit e shpalli programin e saj të reformave prej 20 pikash, në të cilin ndër të tjera parashihej vendosja e demokracisë në Shqipëri; çarmatosja e banorëve dhe vendosja e rendit dhe ligjit; lartësimi i autoritetit të shtetit mbi çdo fuqi personale ose të paligjshme; pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë; reforma në administratën shtetërore dhe thjeshtësim i burokracisë në të; reforma agrare; lehtësira në hyrjen e kapitalit dhe investimeve të huaja në vend; ndryshime në sistemin e taksimit; investime në infrastrukturën rrugore; investime në sistemin e shëndetësisë dhe në sistemin arsimor; si dhe marrëdhënie të mira miqësore me të gjitha shtetet dhe sidomos me shtetet fqinje. Siqoftë, këto reforma nuk erdhën as për së afërmi në shprehje të realizoheshin, pasi që Noli qëndroi në detyrën e kryeministrit vetëm gjashtë muaj.

Teksa Fan Noli si kryeministër i nisi muajt e parë të qeverisjes së Shqipërisë, në anën tjetër, Ahmet Zogu që pas largimit nga Shqipëria ishte strehuar në Beograd, e organizoi një rikthim në pushtet po me forcë dhe trupa të armatosura, siç edhe e kishin larguar. Në dhjetor të vitit 1924, pas vetëm gjashtë muajsh prej kur ishte vendosur në detyrën e kryeministrit, Fan Noli bashkë me qeverinë dhe mbështetësit e krahut politik të tij, u përmbysën nga Ahmet Zogu.

Pak kohë pas largimit nga Shqipëria, Noli e gjykonte kështu qeverinë e drejtuar prej tij në një artikull që e botoi te Gazeta “Dielli”: “Qeveria e Qershorit 1924 nuk qe ideale, vërtet. Mungesat e saj s’munt t’ia dijë askush më mirë se i nënshkruari, që e ka parë maqinën e saj të punojë për së afërmi. Po, pasi t’i ngarkojmë mi kurris kritika mi kritika, duhet të nëmërojmë në favor të saj ca të mira për faqe të bardhë: njerëzit e saj qenë patriot të kulluar; qenë mprojtës të pasurive të shtetit; qenë të nderçim; qenë të qytetëruar; qenë liberal; qenë njerës të kanunit.”

Përkundër kohës së shkurtër sa qe në krye të Shqipërisë si kryeministër i saj, Fan Noli dha shembullin e një burrështeti që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë si një vend që do të demokratizohej. Për fat të keq, përpjekja e tij ishte e para në atë periudhë fillesh të shtetndërtimit shqiptar dhe mbeti e tillë deri në dekadën e fundit të shekullit. Pas largimit të Nolit nga zyra e kryeministrit, për Shqipërinë do të niste një periudhë e gjatë pushtetesh autoritare dhe diktatoriale. Eruditi Theofan Stilian Noli, do të jetonte edhe dyzet vjet të tjera deri më 1965, duke e ndërtuar një profil mbresëlënës prej dramaturgu e poeti, teologu e studiuesi, përkthyesi poliglot, politikani patriot e njeriu të përkushtuar për shqiptarizmën.

Në 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit, Kryeministër i Shqipërisë”, shkruan Kurti.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Ndeshja ndaj Kroacisë, Mitaj: Do luftojmë fort për rezultat të mirë 

Ndeshja ndaj Kroacisë, Mitaj: Do luftojmë fort për rezultat të mirë 

“Jo një kryetar që na kujton vitet ’90”/ Berisha reagon pas deklaratës së Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

Do vijojë të jetë “Non Grata” në Britani, reagon Berisha pasi humbi gjyqin

“Ndryshojnë kompetencat e Prefektit”, Balla: Më shumë rol për garantimin e sigurisë në komunitet 

Armëmbajtja pa leje/Balla: Po godasim çdo ditë fenomene që cenojnë sigurinë e qytetarëve 
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com