Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

2025/07/13 at 9:23 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan në Prishtinë, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet biletarale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kryeministria, palët kanë diskutuar në një darkë pune edhe për zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimin rajonal dhe raportet me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për vendin tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre”, është cituar të ketë thënë Kurti sipas komunikatës.

Takimi është zhvilluar në rezidencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.

Para vizitës në Kosovë, Hanrahan ka realizuar vizita në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, dhe është zyrtari më i lartë që ka vizituar rajonin e Ballkanit prej administratës së re amerikane.

Kurti është zyrtari i dytë i lartë nga Kosova që ka takuar Hanrahanin, pasi ditë më parë ai ka realizuar takime edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se bashkë me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Në Serbi, Hanrahan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti serb ka thënë se bashkëpunimi ekonomik produktiv mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara duhet të jetë baza e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështjeve të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Facebook, duke përmendur se me diplomatin amerikan ka diskutuar edhe për situatën në Ballkan.

Në nisje të vizitës, vetë Hanrahan ka thënë se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të rajonit të Ballkanit./REL

Ju sugjerojmë

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
Life Style

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

5 Gusht, 2025 11:32 am
Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament
Politikë

Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament

5 Gusht, 2025 11:26 am
Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij
Kronikë

Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij

5 Gusht, 2025 11:24 am
VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona
Bota

VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona

5 Gusht, 2025 11:19 am
Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare
Aktualitet

Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare

5 Gusht, 2025 11:15 am
“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja
Life Style

“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja

5 Gusht, 2025 11:11 am
Marrëveshja SHBA-NATO për armët/ Ukraina ka ende mëdyshje
Bota

Marrëveshja SHBA-NATO për armët/ Ukraina ka ende mëdyshje

5 Gusht, 2025 11:01 am
Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec
Kronikë

Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec

5 Gusht, 2025 10:54 am
“Shkodra turistike”, Rama publikon fotot nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë
Aktualitet

“Shkodra turistike”, Rama publikon fotot nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë

5 Gusht, 2025 10:44 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Zhduket 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai bën kallëzimin në polici

5 Gusht, 2025 10:41 am
Para
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

TE FUNDIT

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
5 Gusht, 2025

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha se bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e...

Lexo më shumë

Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament

Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament
5 Gusht, 2025

Deputeti Dashnor Sula i është kundërpërgjigjur deklaratës së ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili hodhi akuza ndaj demokratëve. Murrizi shpërtheu ndaj...

Lexo më shumë

Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij

Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij
5 Gusht, 2025

Policia e Tiranës vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një...

Lexo më shumë

VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona

VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona
5 Gusht, 2025

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu nën një vagon treni në stacionin Newport PATH në Jersey City të hënën në mëngjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com