Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurrë nuk është tepër vonë për të kërkuar falje

2016/05/13 at 11:24 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurrë nuk është tepër vonë për të kërkuar falje

Alexander Freund

71 vjet pas bombave atomike një president amerikan viziton për herë të parë Hiroshimën. Obama duhet të kërkojë falje.  A duhet të kalojnë vërtetë 71 vjet derisa një president në detyrë i SHBA-së të shprehet i gatshëm që të vizitojë Hiroshimën? Dhe jo për të kërkuar falje në emër të superfuqisë së fundit që ka mbetur, këtë Shtëpia e Bardhë e përjashtoi direkt që në fillim, por thjesht vetëm për të vizituar vendin ku përkujtohen viktimat e bombës së parë atomike. Gjithësesi ky është një gjest simbolik. Por asgjë më shumë. Obama nuk do të shkojë në Japoni vetëm për këtë gjest të veçantë, por sepse aty zhvillohet samiti i G7-ës. Në vend që të kërkojë ndjesë Obama, sikurse u tha, do të angazhohet së bashku me kryeministrin japonez Abe “për paqen dhe sigurinë në një botë pa armë bërthamore”.

Ministri i Jashtëm, John Kerry, e bëri një gjë të tillë në fillim të prillit, kur mori pjesë si ministri i parë i Jashtëm amerian në ceremoninë vjetore përkujtimore në Hiroshimë. As prej tij nuk u tha ndonjë fjalë faljeje, vetëm vështrime serioze. Dhe meqenëse është si të thuash rrugës, Obama përpara vizitës në Japoni do të vizitojë ish-armikun e dikurshëm Vietnamin. Por edhe aty nuk do të bëhet fjalë për të kaluarën e ngarkuar, por për të ardhmen, pra zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

71 vjet, dy vizita, asnjë kërkim faljeje. Mua kjo më duket e turpshme! Çdo vend duhet ta dijë vetë, se si sillet ndaj të kaluarës së tij, por unë jam i kënaqur që ne gjermanët jemi përballur me fajin tonë. Ky pranim i fajit është parakusht për të kërkuar falje, dhe vetëm përmes saj ishte i mundur pajtimi. Kjo mund të konsiderohet si dobësi apo përballje e ekzagjeruar me të kaluarën, por gjunjëzimin e Willy Brandit në Varshavë unë e kam konsideruar gjithmonë edhe si një shenjë të rëndësishme force.

Parakusht për pajtim

Tani, askush nuk pret prej një Obame një rënie në gjunjë përpara viktimave të bombardimeve atomike. Përmasat e krimeve naziste nuk janë të krahasueshme me bombardimin sado të tmerrshëm atomik. Por, Obama duhet të kërkojë falje, gjatë vizitës së tij në Hiroshima për vuajtjet e tyre. Sepse përdorimi i armëve bërthamore ishte një krim që nuk mund të justifikohet me faktin se Lufta e Paqësorit mund të kishte zgjatur shumë më tepër pa bombardimin atomik dhe se në rast të një pushtimi do të kishin vdekur shumë njerëz të pafajshëm.

Ndoshta kjo madje edhe e vërtetë, por edhe nëse ishte ashtu përdorimi i armëve bërthamore është një mëkat. Më së voni pas Hiroshimës këtë e dinin të gjithë, dhe në rastin e bombardimit të Nagasakit Shtetet e Bashkuara donin vetëm të testonin një armë të re dhe të demonstronin forcën e tyre përballë japonezëve, e sidomos ndaj Rusisë. Superfuqia SHBA tregoi për herë të parë muskujt e saj bërthamorë duke shkaktuar fillimin e një spiraleje armatimi bërthamor, efektet e së cilës ndihen ende dhe sot. Është për t’u vlerësuar që Obama së bashku me kryeministrin japonez Abe do të angazhohen “për paqen dhe sigurinë në një botë pa armë bërthamore”, por këtiëmallkim SHBA-ja e solli vetë në botë me hedhjen e dy bombave bërthamore 71 vjet më parë.

Edhe Japonia duhet t’u kërkojë falje fqinjëve të saj

Obama duhet të përballet në Hiroshimë me këtë borxh historik, se në fund të mandatit të tij mbajtësi i çmimit Nobel të Paqes – na kujtohet kjo gjë diku – nuk ka gjithsesi asgjë për të humbur. Ndërkohë që do të fitonte mirënjohje, sepse kërkimi i faljes mund të jetë shumë mirë dhe një shenjë force. E njëjta gjë vlen edhe për kryeministrin japonez, i cili gjithashtu nuk arrin të kërkojë falje tek vendet fqinje për krimet e luftës perandorake. Por një pranim i fajit do të ishte parakusht për një falje pa të cilën nuk është i mundur një pajtim i vërtetë me fqinjët në Kore dhe Kinë. /DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para

Bleona: Kam shumë kohë pa bërë seks dhe pa më thënë dikush të dua

Video/ Bes Kallaku këndon në dasmën e motrës së tij

Video/ Bes Kallaku këndon në dasmën e motrës së tij

Beyonce ka vdekur në vitin 2000!

Beyonce ka vdekur në vitin 2000!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com