Policia ka bërë me dije pasditen e sotme se ka gjetur trupin e pajetë të 15-vjeçarit që u mbyt në Lagunën e Patokut.
I mituri ishte futur në ujë për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar, dhe nuk ka mundur të dal më.
Ndërkohë i riu tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i 15 vjeçarit u gjend pak më parë pas disa orësh kërkimesh.
Nga dyshimet paraprake, mendohet se të miturit do të kalonin lumin me not, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mundi të dilte i gjallë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Patokut, Kurbin, ju informojmë se:
Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 15-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.