Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur shteti bëhet palë në një vrasje!

2016/04/07 at 2:12 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur shteti bëhet palë në një vrasje!

Nga Blendi Fevziu –

Një grua e re ka humbur jetën dhe dy fëmijë kanë mbetur jetimë dje në Tiranë! Një baba dhe bashkëshort është kthyer në vrasës, në rrethana që kudo tjetër do të ishin shamngur dhe nuk do të ishin mbyllur me një tragjedi! Të gjitha detajet e vrasjes në Kombinat, kanë vetëm një emër, paaftësinë e shtetit dhe të gjithë strukturave të tij për të ndalur një tragjedi dhe paaftësinë e shtetit për të funksionuar si një shtet serioz dhe i përgjegjshëm.

Ku dallojnë dhe ku bashkohen të dyja këto? Sipas asaj që u publikua pas vrasjes, sherret në familjen Dervishi ishin më të hershme dhe ato nuk kishim mbetur thjeshtë në dijeni të familjarëve apo komshinjve. 3 vjet më parë, Gjykata kishte njohur fajtor për dhunë në familje bashkëshortin dhe kishte lëshuar urdhër mbrojtje për vajzën e re, në atë kohë nënë e një djali thuaje 2 vjeç.Por si do të mbijetonte vajza e re, me një famijë, një nënë të paralizuar dhe e papunë?! As asistencë financiare, as mbrojtje nga shteti dhe as zhvendosje në ndonjë qendër sociale ku thjeshtë të mbijetonte duke u ruajtur nga dhuna. Në mungesë të të gjithave, u detyrua të kthehej atje ku e dhunonin, kësaj here akoma më e përulur sepse edhe shteti tek i cili shkoi të kërkonte ndihmë, dështoi! Pas kësaj, ajo nuk priste më gjë nga askush dhe dhuna nuk ishte çudi që një ditë të përfundonte këtu ku përfundoi!

E dyta, paaftësia e shtetit për të funksionuar seriozisht del qartë në anën tjetër. Gjykata kishte njohur fajtor bashkëshortin për dhunën ndaj gruas. Në vendim pasqyrohej ana e ashpër dhe e papërmbajtur e tij, shpërthimet e shpeshta dhe humbja e arsyes. Por një person që është dënuar nga gjykata për dhunë dhe mungesë ekuilibri vijonte të punonte në një ndër institucionet më të zgjedhura dhe më të filtruara të shtetit shqiptar, në Gardën e Republikës. Atij i ishte besuar mbajtja e armës dhe mbrojtja e personaliteteve, një detyrë, quaje edhe privilegj, që e kanë vetëm njerëz shumë të zgjedhur dhe shumë të filtruar jo vetëm fizikisht, por në rradhë të parë psikologjikisht. Përzgjedhja e personave të tillë është tejet serioze, gjë që në rastin konkret, dëshmon se ka dështuar hapur.

Ndaj tragjedia nuk u shmang. Një grua 28 vjeçare humbi jetën; një bashkëshort u kthye në vrasës dhe dy fëmijë do rriten jetimë, sepse Shteti nuk bëri më të thjeshtën që duhej të bënte në këtë rast. Të bënte punën e tij…

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Foto-lajm/ Flet Berisha, ministrat zhduken nga Parlamenti

Foto-lajm/ Flet Berisha, ministrat zhduken nga Parlamenti

Edi Rama do të largohet vetëm kur të dalë barazim 

Frikë nga Republika

Hello Gill

Shpifsi me pseudonim

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com