Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Shqipëria të jetë një vend më i sigurt për ne dhe fëmijët tanë

2016/06/06 at 1:03 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur Shqipëria të jetë një vend më i sigurt për ne dhe fëmijët tanë

Marr këtë shtysë të shkruaj diçka, megjithëse nuk jam as gazetar dhe as shkrimtar. Jam Dr. Skerdi Faria, mjek anestezist dhe drejtor i Klinikës KEIT. Kam reflektuar thellë dhe vazhdoj të reflektoj në lidhje me disa paragjykime, fjalë të hedhura lart e poshtë nëpër rrjetet sociale rreth bashkëpunimit të Klinikës KEIT dhe Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut.
Fillimisht, atij që i flet gjuha para mendjes i bëj dy pyetje të lehta për t’u përgjigjur:
1. Unë dhuroj gjak prej 15 vjetësh pa bërë zë, pa u mburrur, pa u dukur, e do të vazhdoj të dhuroj sa te kem gjak në vena, po ti?!?
2. Tani që fillova të nxis dhe sensibilizoj të tjerët pse kërcen përpjetë, pse grindesh, pse paragjykon, pështyn e përlyen? Vallë ndjehesh në siklet që tregohesh indiferent para një situate dramatike në të cilën ndodhet Shqipëria për dhurimin e gjakut?
Kini pak durim dhe lexoni deri në fund.


Nisma jonë dhe e Kryqit të Kuq “EDHE UNË DUA TË JETOJ!”, është totalisht transparente dhe nuk ka asnjë lloj përfitimi. Ne vëmë në dispozicion ambientet e klinikës për Kryqin e Kuq dhe Qendrën Trasfuzionale, duke bllokuar edhe punën tonë, me qëllimin e lartë human për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga talasemia si dhe të gjithë pacientët në nevojë.
Përveç kësaj, impenjohemi fort në promovimin dhe sensibilizimin e kësaj nisme, në mediat publike dhe rrjetet sociale. Një apo dy herë në muaj, tek Klinika KEIT vjen stafi i qendrës trasfuzionale dhe me qindra njerëz të thjeshtë paraqiten për të dhuruar gjak vullnetarisht, pa zhurmë, në heshtje, me dinjitet. Këta vajza e djem, të cilët unë falenderoj nga zemra, janë heronj të vërtetë të dikujt që vuan. Nga janari 2016 dhe deri tani në qershor, nismës tonë i janë bashkuar edhe disa universitete private, anëtarë të Lions Club Tirana, vajzat musulmane të konviktit “Mawaddah we Rrahmah” (Dashuri dhe Falenderime).

Dhe jo vetëm kaq, por për dhurim kanë ardhur edhe personazhe të njohura si Eno Popi, Valbona Selimllari, Balina Bodinaku, Aulona Musta, Soni Malaj, Bes Kallaku, Mira Konçi, Valbona Memaj, Florian Binaj dhe Irgen Celaj (dy policët e famshëm të portokallisë), Valer Kolnikaj, Arbër Hajdaraj, Ilir Hoxholli dhe stafi i fundjavë ndryshe, Bleona Qerreti, Iva Tiço, bukuroshet e Miss Universe Albania 2016, etj.

Falë këtij kontributi të çmuar nga Janari deri Qershor 2016, janë mbledhur mbi 600 qese gjak. Është fillimi i mbarë i një udhëtimi të gjatë, pasi nevojat e Shqiperisë janë mbi 40 mijë qese gjak në vit.

Gjatë procedurës respektohen të gjitha protokollet ndërkombëtare dhe dhurimi i gjakut bëhet në siguri të plotë. Çdo qese gjaku analizohet dhe përgjigjet e analizave i kthehen edhe dhuruesit. Më tej gjaku përpunohet dhe konservohet tek qendra trasfuzionale, e cila e përdor sipas nevojave të saj apo edhe të rretheve.
Miku im, jam dakord kur thua që ka korrupsion në Shqiperi, nuk e mohoj, megjithëse nuk kam informacione rreth fenomenit në fjalë. Por dua të theksoj që ka edhe shumë mjekë të ndershëm që punojnë me përkushtim e sakrifica. Nëse do të arsyetojmë në këtë mënyrë, më mirë të mos dhurojme gjak fare dhe të lëmë të vdesin njerëzit sepse paska korrupsion dhe gjaku “shitet”. Spitalet private, e blejnë gjakun prej shtetit me fatura të regullta dhe kur është e nevojshme ia japin pacientëve në siguri të plotë, kundrejt pagesës, sic bëhet për çdo shërbim tjetër që ofrohet nga mjekësia private. Kështu ndodh në të gjithë Europen perëndimore, SHBA, Kanada etj. Për sa i përket “shitblerjes së korruptuar” të gjakut nga spitalet shtetërore nuk kam informacione e nuk dua të paragjykoj e as të gjykoj njeri. Preferoj më mirë të ketë gjak me bollëk dhe të “shitet” se sa të mos ketë e të vdesin njerez.
Spitalet, qoftë private e qoftë shtetërore si dhe qendrat trasfuzionale kanë gjithmonë mungesa të theksuara gjaku dhe shpesh mjekët detyrohen t’u kërkojnë të afërmve të pacientëve të japin gjak që të zëvendësohet ajo sasi që i jepet pacientit në fjalë. Nje fenomen i tillë nuk ndodh në Itali dhe vendet e tjera të Europës, SHBA, Kanada etj, pasi ka dhurime vullnetare të mjaftueshme që mbulojnë nevojat e pacientëve për gjak. Por nuk po shkoj larg, le të ndalemi tek fqinjë tanë, ku shumica janë shqiptarë si une dhe ti. Ndërsa Maqedonia i mbulon nevojat e saj me dhurime 100% dhe Kosova 65%, Shqipëria është e katandisur vetëm me 25% . Situata rezulton dramatike sepse ne si pupull nuk jemi të sensibilizuar, jo se nuk jemi njerëz të mirë dhe bujarë, përkundrazi.

Sot ka dikush nevojë për gjak dhe unë dhuroj, bëj detyren time. Nesër ndoshta do të kem nevoje unë, ti, apo fëmijët dhe të afërmit tanë, e tillë është jeta. Cfarë do të bëjmë?!? Do të dalim nëpër Facebook duke ulëritur për ndihmë, kur shumica e rasteve janë tejet urgjente dhe kanë vetëm pak minuta jetë?!?
Une nuk i kam borxh askujt gjak pasi u bënë 15 vjet që dhuroj në Itali dhe Shqipëri, por theksoj që askush nga ata pacientë që kanë marrë gjakun tim, nuk më është borxhli, sepse e ndiej për detyrë si qytetar në rradhë të parë e pastaj si mjek që të jap ndihmesën time për shoqërinë.
Ditën që bankat e gjakut do të jenë plot, falë kontributit tonë, Shqipëria do të jetë një vend më i sigurt, më i bukur, më i qytetëruar, për ne dhe për femijët tanë.
Eja e dhuro gjak o miku im, le t’i lëme menjanë të gjitha justifikimet dhe paragjykimet, se nuk kanë asnjë vlerë përpara jetës së një njeriu, më beso, ta them unë si anestezist, që për profesionin që kam, jam ndeshur, për fat të keq, edhe me vdekjen.
Eja e dhuro miku im, do të ndjehesh më mirë fizikisht dhe shpirtërisht, më i vlefshëm për vetveten dhe shoqerinë!

 



Ju sugjerojmë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit

15 Maj, 2025 4:43 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

15 Maj, 2025 4:25 pm
PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
Aktualitet

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

15 Maj, 2025 4:17 pm
Para
Bleona surprizon babanë për ditëlindje, ja fotot nga festa

Bleona surprizon babanë për ditëlindje, ja fotot nga festa

Ramazani/ Nishan uron besimtarët: Agjërim të lehtë, shpirtra të kulluar

Ramazani/ Nishani uron besimtarët: Agjërim të lehtë, shpirtra të kulluar

Poloni/Zbulohen eshtrat e 14 vampirëve të varrosur me kokën poshtë

Poloni/Zbulohen eshtrat e 14 vampirëve të varrosur me kokën poshtë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
15 Maj, 2025

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Antonio Costa është shprehur i bindur se...

Lexo më shumë

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet pasditen e sotme në Tiranë, ku dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com