Këngëtarja e njohur kosovare Nora Istrefi ka treguar një sërë detajesh lidhur jetën personale dhe martesën me Robertin. Ajo është ngacmuar nga dy moderatorët lidhur me faktin nëse është Nora, ajo që kërkon falje apo është Roberti, “Oo Roberti është i pari!”, – ka thënë Nora. “Si mashkull që është… Roberti është shumë Ok nga kjo pjesë.”
Nga ana tjetër, Nora ka treguar e ftuar në emisionin “Thumb” edhe se cila është ajo gjë që acaron më shumë Robertin: etiketimi i Norës si pjeshkë!
“Kur kemi dalë në një club dhe kur kemi ecur, dikush ka lëshuar një fjalë për mua, të cilën e ka kapur Roberti. Ai më ka quajtur ‘pjeshkë’ dhe aty Roberti është acaruar e ka filluar si çdo mashkull [qesh]”.