Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Nexhmija tallet me Enverin

2016/02/11 at 8:09 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur Nexhmija tallet me Enverin

Nga Ilir Hashorva


Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë autobiografinë përmes intervistash në televizor, në të cilat gazetarët bëjnë pyetje komode, që në shumicë i kanë përgatitur plotësisht apo pjesërisht vetë të intervistuarit në atë mënyrë që ta nxjerrin sa më të pastër dhe sa më të vlefshme veten e tyre. Kjo ndodhi këtë herë edhe me intervistën që Nexhmie Hoxha i dha Rudina Xhungës.

 

Duke lënë mënjanë llojet e pyetjeve shumë të rehatshme për Nexhmien si dhe formulimin e tyre gjuhësor të Rudina Xhunglës, të cilat, në përgjithësi, lënë shumë për të dëshiruar, po merremi vetëm me një pyetje, ndonëse pa rëndësi, por precize të gazetares dhe me përgjigjen koncize, por shumë të diskutueshme të të intervistuarës.

Pyet Rudina: Sa libra kishte biblioteka e Enver Hoxhës?

Përgjigjet Nexhmia: Kishte nja 45 mijë libra.

Një që ka blerë një bibliotekë dhe ka vendosur aty më shumë xhingla sesa libra, që e ka blerë bibliotekën më shumë për të treguar se edhe ai është njeri i librit, me siguri mbetet ngushtë kur dëgjon se Enveri kishte aq shumë libra.

Një tjetër që librin nuk e ka ndarë nga dora gjatë gjithë jetës, qoftë për profesion e qoftë për kulturë, i cili ka në bibliotekën e tij libra qoftë të vetat e qoftë të trashëguara nga prindërit, dhe kur sheh se, megjithatë, në bibliotekën e tij nuk ka më shumë se 400-500 libra, e sheh me dyshim përgjigjen e Nexhmies. Dhe vërtet ai numër i madh librash që Nexhmia pretendon se ka pasur biblioteka e Enver Hoxhës të habit dhe të bën të dyshosh.

1.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia e leximit të tyre?

Kuptohet, në bibliotekë Enveri nuk kishte libra përrallash a vjershash të tipit “Vrima”, por libra të një cilësie të lartë nga autorë seriozë. Të kesh 45 mijë libra dhe t’i lexosh ato, sepse Enveri besoj se nuk i mbante ato për zbukurim, do të duhet një kohë më e gjatë se vetë jeta. Në një libër me përmasa mesatare dhe me vështirësi mesatare përmbajtjeje, njeriu lexon jo më shumë se 15 faqe në orë dhe për të lexuar një libër mesatar prej 300 faqesh, i duhen rreth 20 orë.

Që të lexojë 45 mijë libra me nga 300 faqe secili, njeriut i duhen rreth 900 mijë orë. Duke marrë parasysh se një vit ka 8760 orë, për të lexuar librat e bibliotekës, Enverit do t’i duheshin 102 vjet, me kusht që as të mos hante, as të mos pinte, as të mos flinte, as të mos drejtonte punët e partisë, as të mos i shkruante letra shokëve për trajtimin e armiqve të popullit, as të mos i shkruante letra dashurie Nexhmies (pa le më të zhytej në veprime erotike), as të mos dilte për gjah, as të mos lexonte letrat e popullit, pra të mos bënte gjë, veç të lexonte.

Është e pamundur, ndonëse, duhet pranuar se midis librave ka edhe nga ata që nuk lexohen nga fillimi në fund si, për shembull, fjalorë, fjalorë enciklopedikë, apo enciklopedi.

2.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia për t’i vendosur ato?

Dyzet e pesë mijë librat, duke marrë parasysh se një libër mesatar ka një trashësi prej 2.5cm, për t’i vendosur njëri pas tjetrit, kërkojnë një vend me gjatësi prej 1125 metrash, pra mbi një kilometër.

Për të shfrytëzuar lartësinë dhe pakësuar gjatësinë e vendit, kur librat janë mesatarisht të larta rreth 25cm dhe vendosen njëri mbi tjetrin 10 libra, ashtu siç vendosen zakonisht librat në bibliotekë, do të zinin një vend me një gjatësi prej 112.5 metrash, domethënë më shumë se gjatësinë e një piste atletike vrapimi 100m.

Nuk besoj se vila e Enver Hoxhës me 2-3 kate të kishte vend për të vendosur kaq shumë libra, edhe sikur të mos kishte, as dhoma gjumi, as dhoma ngrënieje, as sallë të pritjes të popullit, të klasës punëtore, të veteranëve, të ushtarakëve etj, përveç dhomave të librave.

3.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia financiare për t’i blerë ato?

Besoj se në bibliotekën e Enverit, me përjashtime të rralla, kishte libra të huaj. Një libër mesatar jashtë kushton, po themi, rreth 10 dollarë. Dyzetepesë mijë librat e Enverit duhet të kenë kushtuar rreth 450 mijë dollarë. Nexhmia tha se Enveri e kishte rrogën 16000 lekë, që bëjnë, me kursin e atëhershëm të dollarit (që ishte 70 lekë për një dollar) rreth 250 dollarë në muaj, apo 3000 dollarë në vit.

Sikur Enveri ta kishte marrë atë pagë qëkurse kishte lindur e deri kur vdiq, pra për 77 vjet resht, do të bënte gjithsej 230 mijë dollarë dhe nuk do t’i dilnin kurrë ato pare për të blerë as gjysmën e librave edhe sikur të mos kishte shpenzuar asnjë kacidhe për gjë tjetër. Sigurisht në bibliotekën e Enverit kishte edhe shumë libra të falur, edhe libra të konfiskuara nga bibliotekat e intelektualëve të paraluftës të eliminuar prej tij, që Nexhmia nuk i përmendi, por ata nuk krijojnë ndonjë ndryshim të madh në fondet që duheshin për të blerë mijëra libra të tjerë.

Kështu, Nexhmia, për të mirën e saj, por edhe të Enverit, duhet ta modifikojë pak shumën që dha për numrin e librave të Enverit.



Ju sugjerojmë

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Bota

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

19 Korrik, 2025 10:41 pm
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Para
Byroja e Hetimit, Rama: Gënjeshtarë si këta s’bën më nëna jo!

Ligji për Byronë e Hetimit/ Rama: Tregoni draftin, reagon Basha: Po luan bllofin

Përbindëshi!

Përbindëshi!

Sonte në “Opinion”/ Deri ku do të shkojë rebelimi i Ben Blushit?

Sonte në "Opinion"/ Deri ku do të shkojë rebelimi i Ben Blushit?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com