Kim Kardashian, me synimin dhe besimin për të mos u rrëzuar nga froni i një femre seks-simbol, ka arritur të humbasë 14 kilogram vetëm 40 ditë pas lindjes së djalit.
“Jam shumë e emocionuar. 14 kg më pak, por ende edhe 18 të tjerë për të hequr”, ka thënë 35 vjeçarja.
Ajo ka treguar se iu nënshtruar dietës Atkins, e cila i ndihmoi të kthehet në formë edhe pas shtatzënisë së parë.