Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur gazetari shërben keq

2016/08/21 at 4:46 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur gazetari shërben keq

Nga Reldar DEDAJ


Duket se ka një problem të madh me mediat në vend, kryesisht përgjatë këtij muaji. Disa vdekje dhe ngjarje të tjera tepër të rënda kanë trazuar disi punën e gazetarëve. Në fillim na la përshtypjen se do ishte një muaj i qetë, pa dallgë të mëdha, me pushtetin e vapës ku mendja e njerëzve më shumë do ishte e interesuar rreth pushimeve dhe ushqimeve se sa monstruoziteteve që përcolli.

Kemi parë dje gazetarë që me përpikmërinë më të madhe kanë raportuar deri në detajet më të imta në lidhje me ngjarjet. Në fillim, ata treguan vrasjen e një 65 vjeçari që më parë vrau të dashurën dhe më pas veten. Pak më tutje, një person që vret nipin e tij dhe i pret kokën; po më tej, një turist që tenton të marrë peng disa persona dhe bën thirrje terroriste; një djalë që tenton të vrasë kushëririn dhe akoma më e tmerrshme një baba që përdhunon vajzën e tij 15 vjeçare.

Pak a shumë, ky ka qenë edicioni i kobshëm informativ i lajmeve të ditës së djeshme. Si për të mos mjaftuar vetëm kaq, çuditërisht, media e rrëmbyer, pak a shumë, nga etja për të fituar sa më shumë lexues nisi të flasë jo vetëm për ngjarjen në tërësi, por edhe për mënyrën si ndodhi. Me një fjalë, si e uli babai të bijën, ku e kapi, si e kapi, çfarë i tha? A qau vajza pas përdhunimit, çfarë tha në polici autori, çfarë thanë shokët e fshatit rreth autorit, e shumë e shumë, detaje të tilla.

Nëqoftë se ju nuk e shikoni rrezikun dhe në qoftë se nuk ju tremb, atëherë kemi të drejtë të trembemi ne pasi një ditë mund të hasim në gazetarin shpirt-shkurre. Gazetarit i thahet dhe i ngurtësohet shpirti, ngadalë-ngadalë, me një butësi të padukshme. Gazetarit i thahet shpirti duke menduar keq; i thahet duke shërbyer keq; i thahet shpirti duke parë keq.

Sado përpiqemi të kuptojmë se pse ky gazetar e ka aq të nevojshme për të rënë në një kulturë të tillë kaq primitive dhe, për të qëndruar gjatë këtu, e kemi akoma më të vështirë të përfytyrojmë se ç’mund të ndodhë më pas. Fjala është, pak a shumë, për një gjest që i mëshon shumë arsyes, logjikës së ftohtë, mendimit racional.

Në njëfarë mënyre, gazetari raporton me logjikën e ditëve të para të punës. Është si të thuash, si puna e një reporteri të ri, të pa stërvitur aq mirë me zanatin, kur beftas në redaksi i vjen një rast vetëvrasje dhe ai e merr e shkruan ngjarjen, madje, mundohet të mbledhë shuk edhe disa variante të motiveve që e kanë çuar në një akt të tillë aq të dhimbshëm, më pas, çuditërisht, rrit numrin e shkronjave, p.sh, Times New Roman 16-ësh, si për ta vrojtuar disi nga gabimet ortografike që për nga shpejtësia e reporterit nuk janë edhe aq të pakta. Pasi e kryen gjithë procedurën e nevojshme, i sigurtë disi në vetvete, ia dërgon shefit. Një redaktor i fortë, me asht, e kupton aty për aty mungesën e shpirtit të gazetarit në artikull, ndoshta, madhësia e shkronjave ja vërteton edhe më tepër një gjë të tillë. Po ta pyesë, është i vetëdijshëm se reporteri i ri do t’i paraqesë një tufë leksionesh gazetarie që flasin për “shkëputjen e emocioneve personale nga ngjarja”, mbi parimin e “paanshmërisë” dhe disa koncepte të tjera gjysmë mediokre që qarkullojnë nëpër disa reporterë kinse profesionalë.

Nëse reporteri i përgjigjet në të tillë formë, ai në ato çaste, ndoshta edhe për efekt të kohës, e ka akoma edhe më të vështirë për t’i treguar atij disa parime që kanë lidhje vetëm e vetëm me shpirtin e gazetarit, shpirtin e njeriut, lidhjen mes shpirtrave njerëzorë, e për këtej, si rrjedhojë edhe lidhjen e shpirtit të medias me njerëzit e kësaj bote. Megjithatë, pikërisht për këtë, për faktin se kjo po bëhet një punë e kotë, gazetari e ka shumë të vështirë në ditët e sotme të lidhë atë që bën ai me ndjenjën e tij.

Po pse ndodh e gjithë kjo?

Me shumë siguri, rrefimet e krimit janë edhe ato qetësuese sepse japin kënaqësinë e të parit të tjetrit si shkatërrohet. Siç lë të kuptojë Niçe, “krimi mbi të tjerët eksiton perversitetin urban sepse i ngop inatin kundër njerëzve në përgjithësi, që i bën përgjegjës për fatin e tij”.

Mirëpo, ne pamë dje në ekran një gazetar, në fakt, titrat që i kishin vendosur e legjitimonin se ishte gazetar, se për të qenë gazetar, mjafton të thuash: “unë jam gazetar” dhe këtë s’ka Zot që e zhbën në ditët e sotme.

Por u duk pak si i trashë, d.m.th, shumë i bëshëm, më i bëshëm se duhet për të qenë gazetar. Megjithatë, mirë ka bërë, ka gjetur një punë dhe bën gazetarin, se mos do presim nga këta të bëjnë teorinë e gazetarisë.  Mirëpo, ky po të kishte qenë një bari, një punëtor ndërtimi, do ta pranonim. Ka shumë njerëz në botë, që të ulur në një tryezë kafeneje me miq dhe shokë ja nisin duke shpjeguar botën, madje arrijnë të shpjegojnë se pse njerëzit ende nuk jetojnë në hënë. Dhe kjo është e kuptueshme.

Ajo që s’kuptohet është fakti se si ka mundësi gazetari e bën shpirtin shkurre duke raportuar hollësi të pakuptueshme se si një 30 vjeçar masakroi nipin e tij, si ia preu kokën, si babai e përdhunoi vajzën, gëmushën ku e futi, i kishte me rrip apo pa rrip pantallonat e të tjera gjëra të kësaj natyre.

Kemi parë shumë gazetarë ku akoma pa zbardhur dita mirë, nisen të shërbejnë të keqen, të transmetojnë të zezen. Ka edhe shumë të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë. Ka shumë njerëz që ulin korba në tryeza të përbashkëta, a thua se zia dhe e keqja bie lart nga qielli. Kryesisht faktet e përgjithshme janë faktet e jetës së përditshme, që nuk paraqesin rreziqe, që nuk krijojnë ndarje, që marrin konsensus, por në një mënyrë që nuk prekin asgjë të rëndësishme.

 

Etiketa: Reldar Dedaj


Ju sugjerojmë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Para
Fotolajm/ E tmerrshme, shikoni se si gardiani sllavomaqedonas ka torturuar me rrip pantallonash të burgosurin shqiptar

Fotolajm/ E tmerrshme, shikoni se si gardiani sllavomaqedonas ka torturuar me rrip pantallonash të burgosurin shqiptar

Video/ Ja si i këndojnë tifozët e Sunderlandit idhullit të tyre Adnan Januzaj

Video/ Ja si i këndojnë tifozët e Sunderlandit idhullit të tyre Adnan Januzaj

Zyrtare/ Etrit Berisha largohet nga Lazio

Zyrtare/ Etrit Berisha largohet nga Lazio

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
20 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y.,...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
20 Tetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi për përjashtimin...

Lexo më shumë

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
20 Tetor, 2025

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Maliqit Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com