Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur do të rinisë dialogu Kosovë-Serbi?

2020/04/12 at 7:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kur do të rinisë dialogu Kosovë-Serbi?

Vazhdimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në rrethanat aktuale, kur vazhdon pandemia e koronavirusit, po shihet si diçka e pamundur.


Por, ky proces nuk është lënë në harresë, qoftë nga akterët në bisedime – Kosova dhe Serbia – qoftë nga lehtësuesit e tyre – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Që nga 1 prilli, kur Qeveria në detyrë e Kosovës shfuqizoi në tërësi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, masë kjo që shihej si pengesë për vazhdimin e bisedimeve, nga Bashkimi Evropian dhe disa vende anëtare janë dërguar sinjale se barrierat mes palëve për dialogun po tejkalohen.

Një qasje e tillë e BE-së dallon nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, krahas shfuqizimit të taksës, i kanë kërkuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që të mos e vë në zbatim as masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, pasi që edhe ajo masë shihet si një pengesë për të vazhduar dhe përmbyllur dialogun, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të paqes mes dy vendeve.

Pauzë me përplasje

Drejtori i Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti, nuk pret që dialogu të nisë në këtë fazë. Ai jep disa arsye pse, sipas tij, nuk ka rrethana për dialog në këtë kohë, kur e gjithë bota po merret me pandeminë e koronavirusit.

“E para, çdo shtet ndërkombëtar është i mbyllur dhe nuk do të ketë lehtësim të kufizimeve para muajit maj. E dyta ka të bëjë me faktin se Serbia i ka shtyrë zgjedhjet dhe do të duhet t’i mbajë ato, kurdo që të krijohen rrethanat, në fund majit apo në qershor dhe, e treta, nuk kemi qeveri fuqiplotë as në Prishtinë për t’u marrë me dialogun. Së shpejti, të gjithë do ta kuptojnë që nuk mund të ketë dialog në këtë situatë politike në Kosovë”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Para se të ndodhë çfarëdo dialogu, thekson ai, do të ishte e dëshirueshme që Kosova ta ketë një qeveri të plotë e funksionale dhe të ketë një koordinim më të mirë ndërinstitucional e ndërpartiak.

“Kështu që nuk shoh në asnjë rrethanë se do të ketë dialog para fundit të muajit qershor”, thotë Rashiti.

Ndërkohë që vazhdimi i dialogut në kohën e pandemisë shihet si i pamundur, çështja e lehtësimit apo ndërmjetësimit ndërkombëtar të këtij procesi, pasi që të jenë krijuar rrethanat, mbetet temë që po diskutohet.

Në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kanë shprehur hapur mospajtimin e tyre me BE-në, për faktin se ka emëruar në krye të lehtësimit të dialogut, diplomatin sllovak, Mirosllav Lajçak, i cili vjen nga një vend i BE-së që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Thaçi, Mustafa e Veseli nuk e kanë fshehur qëndrimin se e duan SHBA-në me rol parësor në dialog.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka përshëndetur emërimin e Lajçakut dhe ka zhvilluar bisedime me krerët e disa shteteve anëtare të BE-së, në mesin e tyre edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, për dialogun dhe rolin e BE-së dhe të vendeve më të fuqishme evropiane në këtë proces.

Për veprimet e tij dhe sidomos për urimin dërguar Lajçakut, kryeministri Kurti është kritikuar nga Thaçi e Veseli, duke e fajësuar se po ia kthen shpinën SHBA-së, të cilën autoritetet e Kosovës e shohin si partnerin kryesor.

Ndërkohë, Kurti ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e kuvendit, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesit e shtatë partive kryesore politike që t’i bashkohen, siç ka thënë ai, idesë për krijimin e ekipit dhjetë-anëtarësh në nivel politik për përfaqësimin e Kosovës në dialog. Krahas ekipit politik, Kurti ka propozuar edhe formimin e një ekipi në nivel ekspertësh.

“Nuk mund të flas tash se çfarë do të jetë suksesi i formimit të këtyre dy ekipeve. Për ekipin e dytë do të varet më shumë prej meje, kurse për ekipin e parë politik përfaqësues, do të varet më shumë edhe nga gatishmëria e tyre”, ka theksuar Kurti.

Këtë tentativë të Kurtit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar më shumë si një dëshirë, sesa një mundësi për zbatim, edhe për faktin se Kurti dhe qeveria e tij tashmë janë në dorëheqje, pas votimit të mocionit të mosbesimit nga kuvendi.

Mungesë koordinimi

Analistja Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se procesi i dialogut mund të vështrohet nga dy pikëpamje, ajo e jashtme, ku përfshihen SHBA-ja dhe BE-ja si lehtësuese të procesit, dhe perspektiva e brendshme, ku përfshihen institucionet dhe partitë kryesore politike në Kosovë.

Fillimisht, ajo pret që SHBA-ja dhe BE-ja të arrijnë një koordinim rreth këtij procesi, kurse nga plani i brendshëm thotë se institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të duhej të gjenin një konsensus politik, në mënyrë që të mos përfaqësojnë vetëm pozicionet e tyre.

“Nevojitet një konsensus, një strategji dhe pozicion i Kosovës, duke përcaktuar edhe vijat e kuqe të bisedimeve”, thekson Krasniqi.

Duke mos e përjashtuar si faktor në këtë proces edhe kohëzgjatjen e pandemisë së koronavirusit, Krasniqi pret që dialogu të vazhdojë dhe mbase të përmbyllet me një marrëveshje gjatë këtij viti.

“Marrë parasysh rolin në rritje të SHBA-së dhe të të dërguarit të saj në këtë proces, ambasadorit Richard Grenell, mund të pritet jo vetëm vazhdimi, por edhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare gjatë këtij viti, ndonëse gjithçka varet edhe nga kohëzgjatja e pandemisë”, thekson Krasniqi.

“SHBA-ja duket e vendosur t’i çojë shtetet drejt marrëveshjes përmes mbështetjes më të lartë, drejtpërdrejt nga vetë presidenti, përmes të të dërguarit të tij, ambasadorit Grenell, duke premtuar investime dhe zhvillim ekonomik”, thotë Krasniqi.

Përmbyllja e dialogut me marrëveshje finale, thekson ajo, mund të pritet edhe për faktin se presidenti amerikan, Donald Trump, dhe i dërguari i tij, Richard Grenell, po tregojnë një vendosmëri që kjo çështje të mbyllet para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që pritet të mbahen në nëntor.

Bisedimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi që Qeveria e atëhershme e Kosovës kishte vendosur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i dialogut, siç është thënë nga lehtësuesi, është normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe arritja e një marrëveshjeve paqësore, si kusht i domosdoshëm i përafrimit të dy vendeve me procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Por, muajve të fundit, në këtë proces është vërejtur një rol më i fuqishëm dhe më aktiv i SHBA-së dhe përfaqësuesit të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia u pajtuan në parim për vendosjen e linjës direkte ajrore, Prishtinë – Beograd, si dhe për hapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave që do t’i lidhnin jo vetëm këto dy vende, por edhe rajonin me BE-në.

Finalja e dialogut tani mbetet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do t’i hapte rrugën Kosovës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, kurse Serbinë do ta përafronte me integrimin e saj në BE./ REL



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
“Muzikë për shpresë”, Andrea Bocelli performancë në Katedralen Duomo

“Muzikë për shpresë”, Andrea Bocelli performancë në Katedralen Duomo

Vasili: Nëse SPAK i shmanget hetimit të blerjes së votave, vdes pa lindur

COVID-19/ Vasili: Mjeku i familjes duhet të ishte vija e parë e zjarrit

COVID-19/ Eksperti: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse masat hiqen para kohe

COVID-19/ Eksperti: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse masat hiqen para kohe
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com