Ish-Presidenti Donald Trump do të betohet në një ceremoni të hënën e 20 Janarit 2025. Megjithatë, përpara kësaj, Kolegji Zgjedhor “hyn në lojë”. Shteteve u jepet një numër i caktuar votash elektorale bazuar në popullsinë e tyre.
Ata i japin të gjitha votat e kolegjit të tyre elektoral kujtdo që fiton më shumë vota në secilin shtet. Kjo konfirmohet pas takimeve të 17 Dhjetorit.
Më pas, Kongresi i ri i SHBA mblidhet më 6 Janar për të numëruar zyrtarisht votat e Kolegjit Zgjedhor dhe për të konfirmuar presidentin e ri.