Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur do të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese? Flet Ulsi Manja

2019/05/31 at 9:12 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Manja: Basha po luan blofin, të sjellë kandidatët në Kuvend

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja është shprehur se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale brenda muajit Korrik.

Ndërsa, për Gjykatën e Lartë, Manja nuk dha një muaj konkret, duke u shprehur se do të jetë gati brenda verës. Sipas tij, në të njëjtin stad procesi është edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, e cila sipas tij, është dhe hallka kryesore e reformës në drejtësi.

Ndërkohë, akuzave të opozitës të cilët janë shprehur se sistemi i drejtësisë është kapur nga qeveria, Manja u është përgjigjur duke thënë se një grup i caktuar personash ka frikë nga drejtësia e re.

“E thotë ligji se kush i nënshtrohet me përparësi Vettingut. Për mua nuk është bërë gabim. Fakti që nuk e kemi funksionale sot Gjykatën Kushtetuese dhe nuk kemi funksionale dhe Gjykatën e Lartë e ka hapur një lloj debati, por për mua Vettingu, natyrisht që nga Gjykata Kushtetuese do duhet të fillonte reforma në drejtësi. Kur e nisëm reformën në drejtësi një nga arsyet që e nisëm ishte se Gjykata e Lartë nuk e ka ushtruar si duhet rolin udhëheqës në sistemin gjyqësor. Unë shpresoj dhe besoj se brenda Korrikut Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Në fazën ku është procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese nga KED, unë them që jo brenda Korrikut po e po, por unë shpresoj që brenda 20 Korrikut ta kemi funksionale Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë që është hallka kryesore e reformës sepse është inspektori që do kontrollojë sistemin dhe lidhet me llogaridhënien e sistemit, do të ngrihet paralelisht me Gjykatën Kushtetuese. Janë në të njëjtën shkallë, në të njëjtin stad procesi. Brenda këtij sesioni parlamenti do të votojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin. Ndërsa me Gjykatën e Lartë unë e di që këtë javë KLGJ do hapë garën për anëtarët e Gjykatës së Lartë që vijnë nga jashtë sistemit. Gjykata e Lartë mjafton të krijohet një trupë gjykuese prej gjashtë gjyqtarësh dhe fillon plotësohet në mënyrë dinamike. Edhe Gjykata e Lartë me këtë formulë plotësimi mund të jetë funksionale para verës. Nuk kanë frikë nga reforma vetëm ata. Frikë nga reforma kemi edhe ne. Të gjitha palët kanë frikë nga reforma. Ose le të themi në një target më të ngushtë, kush e di se çfarë ka nën kësulë sigurisht që ka frikë nga reforma. Por qasja politike ndaj reformës është e ndryshme. Ne si mazhorancë kemi qenë promotori i kësaj reformë. E kemi suportuar që në momentin e parë dhe do ta çojmë deri në fund sepse e kemi kalin tonë të betejës. Për këtë na votuan shqiptarët në 2013 dhe për këtë na dhanë një mandat të vetëm në 2017-n. Sepse drejtësia si pushtet është siguresa e sistemit kushtetues që kemi zgjedhur. Unë e njoh procesin e reformës në drejtësi në detaje dhe dua të them që ka qenë një marrëveshje e madhe politike. Kush nuk e ka kuptuar që ka qenë një marrëveshje e madhe politike mes nesh, SHBA dhe BE-së bën gabim. Çështja e frikës nuk është se ata paskan frikë nga SPAK dhe BKH dhe ne që jemi në pushtet paskemi frikë. Jo. Ne e kemi pranuar që organet e reja të drejtësisë, sistemi i ri i drejtësisë që ne kemi ndërtuar do i përfshijë të gjithë”, tha Manja./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Rama në darkën e iftarit: Kemi vesh të dëgjojmë që pushtet ndërrohen…

Rama në darkën e iftarit: Kemi vesh të dëgjojmë që pushtet ndërrohen...

PSG gati të marrë lojtarin e Barcelonës

PSG gati të marrë lojtarin e Barcelonës

Reagimi i CDU/SCU, Cakaj: Ne kritikave u përgjigjemi me fakte

Reagimi i CDU/SCU, Cakaj: Ne kritikave u përgjigjemi me fakte

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com