Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur do të çelen negociatat e Shqipërisë? Debate të forta në Gjermani

2019/05/23 at 10:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur do të çelen negociatat e Shqipërisë? Debate të forta në Gjermani

Në Gjermani kanë dalë në pah kohët e fundit dallimet mes Partisë Socialdemokrate dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial. Grindja e dy partive më të mëdha në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag) ka të bëjë me datën e votimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ndërsa socialdemokratët kërkojnë që votimi të bëhet sa më shpejt, pra, menjëherë pas publikimit të progres-raporteve të dy vendeve, Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial e ka caktuar datën e vendimit për 23 shtator.

Një datë, me të cilën, ministri i shtetit Michael Roth, që është përfaqësuesi më i flaktë i qeverisë gjermane pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është dakord.
Siç e tha edhe një intervistë me Deutsche Welle-n, ai mendon se ka ardhur koha që BE-ja të mbajë premtimin e dhënë një vit më parë ndaj këtyre dy vendeve dhe të japë dritën e gjelbër për negociatat qysh në qershor.

Katër partitë e tjera të përfaqësuara në parlamentin gjerman janë më të moderuara dhe për pasojë pro çeljes së negociatave, edhe pse kanë përfytyrime të ndryshme përsa i përket momentit të nisjes së negociatave dhe shpejtësisë së zhvillimit të tyre.

Liberalët janë më neutralët në këtë pikë dhe nuk hyjnë në debatin se kur duhen çelur negociatat: Thomas Hacker, deputeti i kësaj partie, lavdëroi arritjet e Shqipërisë në procesin e Vetingut: Fakti që mbi 100 gjyqtarë janë kualifikuar, do të thotë se kjo reformë nuk është një tigër pa dhëmbë,” tha ai duke shtuar se “kjo dëshirë për reforma duhet marrë seriozisht”.

Të Gjelbrit, partia më e vogël opozitare, por që sipas sondazheve të deritanishme, pritet të pësojnë rritje në zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë gjithashtu, sikurse edhe ministri Roth, ndër përfaqësuesit më të flaktë të çeljes së negociatave: “Besueshmëria e BE-së është e lidhur me mundësinë faktike për të bërë hapa drejt Evropës”, tha raportuesi i kësaj partie për Ballkanin, Manuel Sarrazin. “Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë qysh brenda këtij viti do të jetë prova e lakmusit”, tha Sarrazin.

Veç të Gjelbërve, ministri gjerman i shtetit gëzon edhe mbështetjen e kolegëve të partisë së tij, socialdemokratët, të cilët, siç i tha DW-së, në një intervistë raportuesi i kësaj partie për Ballkanin Perëndimor, Metin Hakverdi, janë për një trajtim njëherazi të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Koordinim me Francën

Siç ka ndodhur edhe më parë, deputetët gjermanë të partisë CDU/CSU, pritet ta formulojnë mendimin e tyre edhe pasi të jenë konsultuar më parë me Francën. E kjo është shumë skeptike sidomos ndaj Shqipërisë, bëjnë të ditur, burime të DW në Bruksel. Në parim, Franca, sikurse edhe Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial në Gjermani, duan që njëherë të bëhet konsolidimi i brendshëm i BE-së, e më pas zgjerimi.

Po ashtu Franca e sheh zgjerimin si një çështje të brendshme të BE-së, e jo si çështje të jashtme e të sigurisë. Kjo u vu re edhe në Samitin e Berlinit, ku me insistimin e presidentit Macron, zgjerimi nuk u tematizua dhe nuk u ofrua si instrument për zgjidhjen e problemeve në rajon. “Franca është për negociata të shkurtra e efektive, në mënyrë që shtetet aspiruese të jenë më të përgatitura, kur të hyjnë në negociata”, iu tha DË-së nga qarqe diplomatike në Bruksel./ Burimi: DW

Ju sugjerojmë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Para
Ditëlindja që u kthye në tragjedi, si humbi jetën efektivi shqiptar

Ditëlindja që u kthye në tragjedi, si humbi jetën efektivi shqiptar

Parlamenti me dy deputetë të rinj, njëri azilant në Gjermani

Parlamenti me dy deputetë të rinj, njëri azilant në Gjermani

E ndau nga Brad Pitt, Jennifer Aniston tregon çfarë i tha Angelina Jolies

E ndau nga Brad Pitt, Jennifer Aniston tregon çfarë i tha Angelina Jolies

TE FUNDIT

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
12 Korrik, 2025

Sipas të dhënave të OHCHR-së gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 798 vetë në përpjekje...

Lexo më shumë

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
12 Korrik, 2025

3 radarë inteligjentë “Poliscan” do të monitorojnë të gjitha akset rrugore në 24 orë, për 7 ditë të javës. Sipas...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
12 Korrik, 2025

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com