Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është pyetur nga gazetarët se kur do të bëhet legalizimi i kanabisit mjekësor. Ahmetaj është shprehur se ka çështje të tjera që duhen diskutuar lidhur me kanalizimin mjekësor.
Ai u shpreh se janë duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara se si ka funksionuar kjo në Europë e Rajon.
“Pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, ata kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për çështje të rëndësishme. Ato janë në analizë të plotë me institucionet. Ka elementë. Ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal, që ka të bëjë me deklarimin e pagave. Kjo gjë është domethënëse. Ka edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kanabisin mjekësor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funksionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”,-tha Ahmetaj.