Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuptimi i ri i nocionit SEXY

2016/07/24 at 12:52 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kuptimi i ri i nocionit SEXY

Aspak e lodhur nga vapa e kësaj vere, artistikisht, me koleksionin e saj të ri, Bora Kokëdhima tashmë ka shkelur në stinën tjetër. Opinion.al sjell detajet.


Dimri po vjen!

Por këto nuk janë fjalët e Ned Stark, kujdestarit fisnik të të gjithë veriut te Game of Thrones, ky është paralajmërimi artistik i Bora Kokëdhimës për koleksionin e saj The Savage që ajo në fillim të tetorit do ta prezantojë për vjeshtën dhe dimrin që po vjen.

Deri në këto çaste, në profilin e saj në Instagram, Bora ka prezantuar vetëm tre krijime të saja, por këto janë të mjaftueshme, jo vetëm për të provokuar kërshërinë e publikut, por edhe për të na dhënë një ide rreth asaj që na pret në këtë dimër të saj artistik.

Dhe, i kapërthyer nga brishtësia e bukur e asaj që ka përgatitur Bora, këtë shënim, jo rastësisht, e nisa në frymën e Game of Thrones. Njëlloj si te Këngët e Akullit dhe të Zjarrit të George R. Martin, edhe te The Savage e Borës, kryefjala është Guximi. Fiks, si të ishte një  heroinë e veriut fisnik të Shtatë Mbretërive, guximi artistik i Borës nuk shpërfaqet në formë të ndonjë provokimi të vrazhdë, pjesa më e madhe të cilave tashmë kanë rrëshqitur në klishe, por vjen i fshehur brenda përpjekjes së saj për ta ripërkufizuar kuptimin e nocionit sexy, gjithsesi për ato raste kur këtë fjalë e përdorim referuar veshjes së një femre. Në një kohë kur në metropolin tonë kemi një rishpërthim të tendencës për të identifikuar femëroren me një shpalosje (brutale) të trupit të saj (të limituar brenda kuptimit arkaik të të qenit veç copa mishi me dy sy të bukur) ecja në kahen kundërt, ashtu siç ka bërë Bora, nuk përbën asgjë më pak se një hap fort guximtar.

Por edhe fisnik.

Edhe një koleksion veshjesh, si çdo krijim tjetër artistik, duhet ta përmbajë një pyetje brenda vetes, që publiku duhet ta zbërthejë dhe t’i përgjigjet në përputhje me gjendjen shpirtërore që ka. Dhe te The Savage e Borës, për mua, pyetja është: A nuk duhet të jetë vetë femra, si individ, si emër i përveçëm, ajo që duhet të përcaktojë se çfarë është sexy për të?

Pse, gjithnjë nisur nga stereotipet maskiliste, fjala sexy duhet të nënkuptojë një diçka që domosdo (në mënyrë të vrazhdë) duhet të provokojë testosteronin?

Apo mbase, më në fund, edhe femra shqiptare duhet të marrë guximin dhe të lëvizë kundër rrymës së egër të stereotipeve maskiliste, por  edhe të vetë atyre femrave që nuk e kanë fare problem ta propozojnë veten si një objekt provokues, me idenë absurde se kështu mund të bëhen një lloj subjekti në sytë e të tjerëve.

E gjithë kjo gjë mishërohet si një nga shtyllat kreative të koleksionit The Savage sepse Bora qëllimshëm i zbeh vijat dalluese mes të asaj që tradicionalisht është konsideruar si femërore apo mashkullore dhe, vende-vende, përdor elemente të vogla mashkullore për të ngjallur ndjesi krejtësisht femërore. Natyrisht, fjala është për ndjesi të një femre bashkëkohore që refuzon të shihet më pak se absolutisht e barabartë me një mashkull.

Në tre imazhet që ka prezantuar Bora (nga seti fotografik i realizuar nga Endrit Mertiri) mund të vërehet një tendencë për volum paksa të fryrë, që jo vetëm që është në një frymë me një nga tendencat e sivjetshme globale, por, në këtë rast, gjithsesi është një shprehje e nevojës intime të femrës shqiptare për hapësirë. Dhe, të mos lajthitemi me kuptime rrethanore, fjala është për hapësirën kreative, si kategori shumë specifike intelektuale dhe shpirtërore. Në gjuhën e ngjyrave kjo shprehet me lojën artistike që Bora ka bërë me ngjyrën e zezë, duke zgjedhur që çdo ngjyrë ta shohë në kontrast veç me të zezën, pasi që është pikërisht ngjyra e zezë që në aspektin mistik paraqet tendencën për balancë të të gjitha elementeve shpirtërore të njeriut.

Dhe për ta kuptuar më mirë këtë gjetje artistike të Borës duhet që ta bëjmë sado pak një përpjekje për ta kuptuar botën e saj, si artiste, por edhe si një femër paksa rebele. Dhe nëse e bëjmë këtë atëherë do të shohim një personazh që emocionalisht është natyrshëm e hapur, por që jokorrektësia e jetës e ka mësuar se megjithatë kartat e rëndësishme njeriu duhet t’i mbajë afër vetes. Kushdo që e ka kaluar këtë leksion të jetës e di se hapësirën e domosdoshme kreative, ajo që na mbron nga ngulfatja dhe smogu provincial, nuk ta fal askush, por atë e krijon vetë.

77754c86-e54e-4a7a-95f7-e5eccf82ec2e

Prandaj, në qendër të koleksionit të ri është një fustan, ngjyrë lejla e errët në vishnje, që artistikisht paraqet një zemër femre që dëshiron të ngrihet mbi presionin e keqkuptimeve të qëllimshme, prandaj edhe pret rastin e duhur për ta dëshmuar veten. Në pikëvështrimin tim, kjo është një gjetje artistike plotësisht në përputhje me ligjet e natyrës, sepse edhe qeniet më të fuqishme e më inteligjente, gjatë dimrit tregohen të zgjuara. Me kujdes i ruajnë forcat dhe presin. Pikërisht ashtu siç sugjeron edhe krijimi artistik i Borës.

Dhe kjo më kthen në fillim.

Dimri po vjen!

Por le të vijë fundja.

It’s OK!

Bashkë me të po vjen edhe The Savage e Bora Kokëdhimës.

(A.R)

dc9209f8-272a-4fe0-9c83-b93317085b82



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Pranvera” përfundon me 6 të arrestuar

Do kalonin 19 afganë për në Malin e Zi. Në pranga i riu, tjetri në kërkim

Video/ Shkoi për pushime në Durrës, ajo që pa ishte tmerrshme

Video/ Shkoi për pushime në Durrës, ajo që pa ishte tmerrshme

Emrat/ Lëvizje në drejtuesit e Policisë së Shtetit

Policia konfirmon ngjarjen me kunatin e Tahirit, "Nuk u shkarkuan policët"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com