Dy të rinj në Tiranë, përkatësisht 19 dhe 18 vjeç janë vënë në pranga pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës 2 punonjës policie.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin ata dhe kontrollit të banesës së 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.